14.8 C
Prizren
E enjte, 1 Qershor, 2023

Ymeri: Qeveria po i kërcënon mësimdhënësit grevistë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, përmes rrjetit social Facebook, ka reaguar në lidhje me grevën e mësimdhënësve.

Ymeri ka shkruar se Qeveria e Kosovës nuk duhet t’i kërcënojë arsimtarët, pasi që sipas tij, është e obliguar që t’ua sigurojë hapësirën e domosdoshme politike për angazhim qytetar.

Postimi i plotë i Ymerit:

Qeveria e Republikës së Kosovës, e obliguar t’ua sigurojë hapësirën e domosdoshme politike për angazhim qytetar, po i kërcënon arsimtarët grevistë. Këta nuk po i durojnë dot qytetarët me të drejta. I rrahin me polici e i kërcënojnë me shkurtim pagash.

Këta nuk e duan Marrëveshjen Kolektive sepse e duan Kontratën me Bechtelin. Nuk e duan lirimin e çmimit të energjisë sepse duan ta mirëmbajnë profitin e KEDS-it. Nuk çajnë kokën për punëtorin e Ferronikelit sepse janë me pronarin e Ferronikelit.

Nuk e bëjnë Trepçën të minatorëve e të Kosovës sepse ia dëgjojnë dëshirat kreditorëve. I kanë shpallur luftë publikes sepse janë në funksion të zaptimit. Privatizimi qe ua trashi xhepat, tash po ua privatizon mendjen.

E këto mendje të privatizuara po e privatizojnë shtetin. Shteti privat që ka interesa kundërthënëse me ato të qytetarëve të vet, është ai që kërcënon, rrah, përjashton, dëbon po këta qytetarë.

Më Shumë

10 mijë punëkërkues regjistrohen në platformën ‘Superpuna’

Në platformën qeveritare të punësimit “Superpuna”, deri më tani janë regjistruar 10 mijë punëkërkues. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Financave, Hekuran Murati,...

Horoskopi sot – këto janë shenjat më me fat

Dashi Gjatë kësaj dite do përqendroheni më shumë tek jeta profesionale dhe ajo do marrë një zhvillim që nuk e kishit menduar ndonjëherë. Karriera juaj...

Lajmet e Fundit