19.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Zafir Berisha: Haskuka ia humbi Prizrenit 500 mijë euro

Kryetari i Nismës në Prizren, Zafir Berisha, ka lëshuar akuza në drejtim të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka.

Sipas tij, Haskuka ia ka humbur Prizrenit 500 mijë euro të grantit që Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ndan sipas performancës të të gjitha komunave.

“Qeverisja e keqe e LVV dhe Haskukës, ka bërë që Prizreni edhe njëherë të humbë rreth 500 mijë euro donacion investime në qytetin tonë, duke u radhitur në mesin e komunave të Kosovës me perfomancë jo të kënaqshme”, shkruan Berisha.

Në fund të vitit 2017, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në partneritet me Zyrën Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zhvilluan dhe u pajtuan të bashkë-financojnë një skemë të përmirësuar për ndarjen e grantit të performancës komunale për komunat, bashkë me treguesit e përditësuar.

Në pranverë të vitit 2018 është realizuar vlerësimi i performancës së komunave për performancën e vitit 2016 për grantin e vitit 2018, sipas skemës së përditësuar, ku 25 komuna janë kualifikuar dhe kanë përfituar grant të performancës komunale. Në verë të vitit 2018 është realizuar vlerësimi i performancës së komunave për performancën e vitit 2017 për grantin e vitit 2019, ku 19 komuna janë kualifikuar si përfitues të grantit.

Gjatë vitit 2019, MAPL dhe SDC përmes projektit DEMOS kanë rishikuar SMPK-në dhe kanë bashkuar skemat e granteve duke krijuar një grant të vetëm që synon përmirësimin e performancës së komunave në fusha të caktuara.

Kësisoj ne fundvitin e vitit 2019 është realizuar vlerësimi i performancës komunale për vitin 2018 të grantit 2020.

Njëzet e tre (23) komuna janë kualifikuar si përfituese të grantit.

Komuna me performancën më të lartë në 18 treguesit e performancës së vitit 2018 është Komuna e Pejës. Rezultati i përgjithshëm i performancës së Komunës së Pejës është 41 nga 58 pikë të mundshme (70.69%).  8 nga 38 komuna kanë arritur një performancë të përgjithshme ndërmjet 24 dhe 29 pikëve (40-50%).

18 komuna kanë arritur performancë mbi 50%.

Komuna e Leposaviqit ka rezultatin më të ulët mesatar në 18 treguesit e performancës.

Rezultati i përgjithshëm i performancës së Komunës së Leposaviqit është 2 pikë nga 58 pikë të mundshme (3.45%). Ky rezultat mund te jetë i ulët për shkak të mosraportimit të të dhënave në SMPK nga Komuna e Leposaviqit sikurse edhe komuna e Zubin Potokut që ka rezultatin e performancës së përgjitshmë 3 pikë nga 58 pikë të mundshme (5.17%).

Kryetari i Nismës, Zafir Berisha thotë ndwrkaq se,  Prizreni ka humbur 500 mijë euro për shkak “komisarëve politik të LVV”.

“Mungesa e ideve kreative si dhe mungesa e kuadrove profesionale që e duan qytetin e Prizrenit më shumë se gjepat e “komisarëve politik të LVV”, ka bërë, që të kemi një gjendje të rënd në qeverisjen komunale e cila po e dëmton rënd imazhin Prizrenit”.

“Paaftësia e Haskukës, qytetarëve të Prizrenit i ka kushtuar me miliona euro të humbura vetem për 2 vite!”,shkruan Berisha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Eurovizion 2024: Dy gjysmëfinalet më 7 dhe 9 maj, nata finale më 11 maj

Vetëm pak orë na ndajnë nga spektakli gjigand i këngës, "Eurovision 2024" i cili mbledh artistët nga e gjithë Evropa. Konkursi i këtij viti do...

Në Gjonaj të Hasit sot nis festivali “Hasi Jehon”

Në Gjonaj të Hasit sot (e enjte) në ora 19:00 nis edicioni i 35-të i Festivalit Folklorik “Hasi Jehon 2024”, shkruan PrizrenPress. Festivali do të...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit