1.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Zgjedhjet do të mbahen me Ligjin ekzistues

Fadil MalokuIsh-anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Fadil Maloku, ka thënë se mosmiratimi i reformës zgjedhore tregon se zgjedhjet parlamentare do të mbahen me ligj të vjetër.

“Zgjedhjet do të mbahen me ligjin ekzistues dhe sentencat improvizuese”, ka thënë Maloku për “Epokën e re”. Ai ka thënë se qëllimet e partive të mëdha kanë të bëjnë me ruajtjen e monopoleve që atyre u mundëson edhe me tej ta keqpërdorin votën e qytetarëve të Kosovës.

“Padyshim se partitë e mëdha politike kanë qëllimet e tyre, e ato qëllime kanë të bëjnë me ruajtjen e monopoleve që atyre u mundëson që edhe më tej ta keqpërdorin votën e qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Maloku. Në këtë kontekst, ai ka thënë se partitë politike kanë lëshuar rastin të bëjnë diçka në favor të reformës zgjedhore.

“Problemi është që partitë politike, duke u gjendur në favorizime potenciale politike dhe duke u ‘mësuar’ tani ta ‘menaxhojnë’ manipulimin e ripërsëritur në pesë palë zgjedhje të kaluara, nuk janë de facto dhe (u dëshmua tani edhe de jure!) të interesuara të ndryshojnë diçka në favor të procesit dhe zhvillimeve që janë duke ndodhur në Kosovë. U lëshua një rast i mirë që vitin që shkoi të bëhet diçka në favor të reformës zgjedhore në Kosovë”, ka theksuar Maloku.

Ai ka deklaruar se për partitë politike procesi i reformës është vetëm një improvizim social që ka për qëllim ruajtjen e status quos.

Madje, sipas Malokut, subjektet politike me idenë e ndryshimit të ligjit zgjedhor përdoren një dredhi gjoja se janë të interesuara ta adaptojnë ligjin në bazë të proceseve dhe kërkesave të kohës.

“Projekti i reformës zgjedhore tani për tani mbetet vetëm një synim e që, në fakt, nga subjektet politike është vetëm një improvizim social që ka për qëllim ruajtjen e status quos (pra, për mos t’u thënë privilegjeve politike dhe gjendjes: ku favorizohen monopolet e partive të mëdha politike). Në realitet nuk ka ndonjë ndryshim substancial i cili do t’u referohej proceseve dinamike aktuale politike. Partitë politike, me idenë e ndryshimit të ligjit zgjedhor, përdoren një dredhi dhe djallëzi, gjoja se janë të interesuara ta adaptojnë ligjin konform proceseve dhe kërkesave të kohës”, ka deklaruar Maloku, duke shtuar se tendencë e gjithë këtij procesi kanë qenë ndryshimet kozmetike e jo ato substanciale.

“Ajo çka është më e rëndësishme në gjithë këtë tendencë është se do të ketë vetëm ndryshime kozmetike teknike, të cilat edhe më tej nuk prekin thelbin e ndryshimit që kanë të bëjnë pikë së pari me mënyrën e zgjedhjes së presidentit, definimin e saktë të mënyrës së koalicioneve parazgjedhore, zonat votuese, pastrimin e listave votuese, votimin një votë një qytetar dhe çështje të tjera. Ndërkaq, ruajtja e votës, zonat zgjedhore, listat votuese dhe të tjerat vetëm kalimthi u diskutuan në qarqet e mbyllura partiake, në vend se kjo të bëhej nga grupet e ekspertëve, shoqëria civile dhe institucionet sociale”, ka thënë Maloku.

Pavarësisht nëse zgjedhjet do të mbahen me ligj të vjetër apo të ri, Maloku ka thënë se mundësia e manipulimit ekziston gjithnjë

“Mundësia për manipulime gjithnjë ekziston. Zgjedhjet lokale dëshmuan në një mënyrë që kur mobilizohet publiku i gjerë, nëpërmjet presionit publik zgjedhjet dhe procesi zgjedhor mund të menaxhohen mirë në mënyrë që të reduktohen këto manipulime!”, ka thënë Maloku.

Më Shumë

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në fshatin Doberdolan të Suharekës. Policia njofton se në aksident një person ka ndërruar jetë dhe pesë tjerë kanë...

Në mars pritet të nisë vendosja e paneleve në Parkun Solar në Rahovec

Në 110 hektarë tokë bujqësore në mes të fshatrave Kramovik-Guri i Kuq, në komunën e Rahovecit, pritet të ndërtohet Parku Solar. Në këto hapësira disa...

Lajmet e Fundit