Diskutohet zhvillimi i Arsimit Dual Profesional në Suharekë

Suharekë është mbajtur një takim në kuadër të projektit të Qeverisë Gjermane “Aftësim për Tregun e Punës”, i cili implementohet nga GIZ, ku është diskutuar për zhvillimin dhe zbatimin e Arsimit Dual Profesional në këtë komunë.

Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, menaxherja e programit, Edona Nahi, ka zhvilluar një takim me drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA), Remzi Bajselmani, si dhe me përfaqësues të dy Institucioneve të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (IAAP), me fokus të veçantë në dy shkollat profesionale të komunës.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për diplomimin e gjeneratës së parë të nxënësve të Arsimit Dual Profesional në Suharekë, të cilët do të diplomojnë në profilet: automekanik, asistent i mikpritjes hoteliere, tregtar me shumicë dhe pakicë dhe rrobaqepësi.

Drejtori i DKA-së, Remzi Bajselmani, ka vlerësuar këtë zhvillim, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat.

“Kjo është një arritje e rëndësishme për sistemin arsimor dhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat”, citohet të ketë deklaruar Bajselmani./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Suharekasit ia mësyjnë më pak kutive të votimit se në zgjedhjet e dhjetorit

Në Suharekë, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Shkëndija”. Drejtori dhe përgjegjësi i kësaj qendre, Ilmi Shala, ka...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Kosova voton sot

Në breg të detit

Lajmet e Fundit