30.4 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Zyrtare/ Ibrahimovic vazhdon kontratën me Milan-in

Zlatan Ibrahimovic do të vazhdojë të luajë për Milan-in deri në qershor të vitit 2023.

Suedezi gjatë ditës së hëne e ka rinovuar kontratën me kuqezinjtë, derisa do të jetë futbollist i tyre gati deri në moshën 42 vjeçare (3 tetor i mbush 41 vjet).

Detajet e marrëveshjes së kontratës së re nuk janë zbuluar, por thuhet se Ibra do të përfitojë një pagë prej rreth 1.5 milion, e cila varet edhe nga paraqitjet e tij.

Ai momentalisht është i dëmtuar, derisa pritet të rikthehet në fushë në pjesën e dytë të sezonit.

Kujtojmë që Ibra dha një kontribut në shpalljen e Milan-it kampion të Italisë në sezonin e kaluar.

Edhe pse nuk luajti në shumë ndeshje për shkak të lëndimeve (23 ndeshje në Serie A) 40 vjeçari shënoi tetë gola dhe dha tre asistime.

 

Më Shumë

Vjedhje në Marali të Malishvës/Hajnat marrin 25 mijë euro dhe ari

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Marali të komunës së Malishevës, ku persona të panjohur kanë depërtuar në...

Vdes ish-gazetari Mehmet Spahiu, ishte edhe aktivist i LDK-së në Dragash

Ka vdekur ish-gazetari kosovar, Mehmet Spahiu. Ai ishte Asamblist i Kuvendit Komunal të Dragashit nga radhët e LDK-së. Lajmi është bërë i ditur nga një faqe...

Lajmet e Fundit