3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

10 vendet me fuqi magjike në botë

Edhe pse tingëllon e çuditshme, mitet fatsjellëse joshin shumicën e udhëtarëve, qofshin supersticiozë ose jo. Nga Milano në Shën Petërburg, duke kaluar nga Nju Jorku, monumente të shumta besohet se sjellin dashuri, sukses ose pasuri për këdo që i prek. Shpeshherë duhet të prisni njëfarë kohe para se të prekni gurin, statujën apo mozaikun në fjalë, aq i madh është fama e tyre. Por, çfarë nuk do të bënim për t’u mbrojtur nga fati i keq dhe për të pasur fat? Nëse udhëtimi tashmë është sinonim i lumturisë, jemi të sigurt se përballë këtyre vendeve do të jeni edhe më të lumtur!

Milano, shprehni një dëshirë në galerinë Vittorio Emanuele II

Galeria e famshme tregtare e Milanos, e cila lidh sheshin “Duomo” me “La Scala”, është një vend kalimi shumë i ngarkuar. Ndalojnë të soditin arkitekturën e saj, por jo vetëm: mozaiku i demit zodiakal është një nga atraksionet e kryeqytetit lombardez. Sipas legjendës, kushdo që arrin të sillet tri herë rreth vetes, me thembrën e pozicionuar në testikujt e demit, do ta shihte dëshirën e përmbushur.

Springfield, hunda e Abraham Linkolnit

Nëse kaloni nëpër Springfield, në Ilinois, vizita te varri i Abraham Linkolnit në Varrezat e “Oak Ridge” është e paevitueshme, jo vetëm sepse ai ka qenë presidenti i 16-të i Shteteve të Bashkuara, por edhe pse hunda e tij, do të sillte fat! Kjo duhet qartë edhe nga fakti, se është më e zbardhur në mes të fytyrës së statujës në monumentin e funeralit, nga duart e panumërta që e prekin çdo ditë.

Blarney, puthni një gur në kështjellë

Qyteza e vogël e Blarney, në kontenë Cork në Irlandë, tërheq çdo vit vizitorë të shumtë me kështjellën e shekullit të 11-të, ku ndodhet edhe guri i gojëtarisë. Ky gur i përfshirë në zgavra nga ndërtuesi, pasi ai vetë kishte përfituar nga fuqitë e tij, do t’i ofronte gojëtarinë cilitdo që do ta puthte. Për ta realizuar këtë ritual, vizitorën nuk hezitojnë të epohen në zbrazëti, me kokë poshtë, nga pjesa e sipërme e kështjellës.

Pragë, martiri Shën Jean Népomucène

Ura “Charles” është një nga monumentet kryesore të kryeqytetit çek, që ka një sërë statujash që gjurmojnë historinë fetare të vendit. Më e vjetra nga këto përfaqësime është ajo e Shën Jean Népomucène, i cili u hodh në Vltava në vitin 1393, ngaqë nuk deshi t’i tregonte mbretit atë që i kishte besuar mbretëresha. Prekja e relievit që përshkruan martirizimin e shenjtorit, e vendosur pikërisht në mes të urës, konsiderohet fatsjellëse!

Paris, këmba e Montenjit

Statuja e bronztë e Montenjit në sheshin “Paul Painlevé”, fill para universitetit të Sorbonës, shoqërohet me një kuriozitet të dukshëm: këmba e tij duket se është lëmuar nga duart e shumta që e përkëdhelnin. Legjenda rrëfen, në të vërtetë, se kushdo që prek këpucën e humanistit, duke shprehur: “Përshëndetje Montenj!” do t’i shihte dëshirat e përmbushura. Kjo traditë dhe revoltat studentore, përgjatë viteve e degraduan statujën origjinale të mermertë të vitit 1934, kështu që, në vitin 1989, u zëvendësua nga një monument bronzi, më i fortë./Konica.al

Kembrixh, këmba e John Harvard

Nëse në Paris, përkëdhelin këmbën e Montenjit, në Kembrixh, studentët fërkojnë atë të John Harvard në kampusin e universitetit prestigjoz me të njëjtin emër. Ky monument është riemëruar “Statuja e Tri Gënjeshtrave”, pasi saktësohet se universiteti është themeluar nga John Harvard në 1638. Ose, ky ishte vetëm një dhurues dhe burime historike dëshmojnë se institucioni u krijuar në 1636. Përveç kësaj, thuhet se në të vërtetë statuja nuk përfaqëson John Harvard, por një student që kishte shërbyer si model në 1885!

Shën Petërburg, rrëzë atlantasve

A janë këmbët një burim lumturie? Kjo është ajo që dikush mund të besojë, pasi ka kaq shumë tradita fatsjellëse që i theksojnë ato! Në Shën Petërburg, Muzeu i “Eremiti i Ri” është i famshëm për portikun hyrës, ku dhjetë atlantas gjigantë mbajnë ndërtesën. Për të qenë me fat, ju duhet të prekni gishtin e madh të atlantit të dytë: nuk mund të gaboheni, pasi ai shkëlqen, duke u lëmuar nga duart e vizitorëve!

Bruksel, fat ose lumturi pranë Everard t’Serclaes

E vendosur në galerinë që kalon nën “Maison de l’Étoil”, afër Grand Place, statuja në prehje e Everard t’Serclaes do t’i sillte fat kujtdo që do t’i prekte dorën e djathtë ose lumturi për ata që i përkëdhelin ballin. Kjo vepër e Julien Dillens, prodhuar në vitin 1902, u shenjtërua nga brukselasit gjatë Luftës së Parë Botërore, sepse Éverard t’Serclaes konsiderohet figurë e çlirimit të qytetit: ai zmbrapsi pushtimin flamand në 1356.

The Charging Bull, fatsjellës në Nju Jork

Që nga viti 1989, Wall Street strehon një dem madhështor prej bronzi 3.2 ton, një simbol i forcës së fuqisë financiare. Në të vërtetë, në zhargonin e bursave, investitorët më optimistë dhe parashikues quhen me nofkën demat. Realizuar nga Arturo di Modica, demi në vrapim u bë fatsjellës për kalimtarët, të cilët nuk hezitojnë t’i prekin brirët për t’u sjellë më shumë fat dhe testikujt për t’u pasuruar.

Stambolli, shërimi në bazilikën Shën Sofia

Mes 107 kolonave në bazilikën e Shën Sofias në Stamboll, gjejmë të famshmen “kolona që qan” ose “kolona që djersin”, mbuluar nga një pllakë me një vrimë misterioze në mes. Sipas legjendës, mbreti Justiniani e mbështeste ballin mbi të për të lehtësuar dhimbjet e tmerrshme të migrenës. Sot, nëse fut gishtin dhe prej aty gishti del i lagur, je shëruar plotësisht nga sëmundjet!/Konica.al

Më Shumë

Liria në shtëpi pret Dukagjinin

Në Prizren, Liria tashmë e dorëzuar e pret Dukagjinin e Klinës që synon fitore pas barazimit në xhiron e kaluar me Llapin. Vendasit nuk e...

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Lajmet e Fundit