Njëri nga qytetet më unike në Ballkan pa dyshim që mbetet Prizreni. Kjo për shkak të trashëgimisë së lashtë kulturore,historisë e besimeve të ndryshme. Prizreni gëzon një pozitë të mirë gjeografike duke prekur dhe duke bërë bashkë kulturat prej më të ndryshmëve në tërë këto vite për këtë dhe shumë arsye të tjera Prizreni mban emrin si “qyteti muze”.Vetëm brenda perimetrit të “Shadërvanit” janë Xhamia e Sinan Pashës, Kisha Ortodokse, ajo Katolike.
Tash edhe objekti i besimtarëve hebraikë, të gjitha këto e dallojnë këtë qytet dhe e bëjnë të veçantë. E veçanta e Prizrenit është se qyteti tani ka 34 ura, duke pasur një vistër shtëpish të vjetra që ishin margaritarë apo perla e këtij qyteti. Në 11 vjetshin e fundit janë zhdukur më shumë se 11 visare të këtilla.
Ato janë zhdukur, bile ka edhe të atilla që janë bërë ose parkingje veturash ose janë bërë vetëm një kujtim i largët që ka pasur ky qytet. Prizreni ka dy kala, ka kalanë që i bën rojë Prizrenit, afërsinë që ka me Bjeshkët e Sharrit, rajon ky që kufizohet me Shqipërinë dhe Maqedoninë dhe të ngjallë kureshtjen, për shkak se të ofron më shumë me bukuritë e tij. Në kohën kur Prizreni u pushtua nga Perandoria Osmane pati humbur epitetin e të qenit i rëndësishëm, por për një kohë shumë të shkurtër ai u bë përsëri një nga qendrat më të fuqishme të asaj kohe.
Visaret e paruajtura
Prizreni është njëri ndër qytetet që për shkak të trashëgimisë së pasur dhe të lashtë ka dashur fati që këtu të jenë ruajtur disa shtëpi karakteristike të moçme që ne vetë ruajnë një bagazh të fuqishëm të trashëgimisë së banimit që nga lashtësia. Disa nga këto shtëpi i përkasin ndërtimit të shekullit XVI dhe ky fakt fletë mjaft.
“Ende mbeten disa nga këto visare”, tregon Samir Hoxha, drejtor i QRTKsë, siç janë shtëpitë familjare dhe atë të familjeve: Zijabeu, Rekathati, Paçarrizi dhe Kantargjiu. “Shtëpitë e vjetra, si ajo e Musa Shehzades, pastaj ato shtëpi tradicionale dhe të zanatlinjve kanë arritur të ruhen falë përkushtimit të pronarëve, kurse tani më ashtë rinovuar shtëpia e Shaip Spahiut, kryeministrit të parë shqiptarë të LSHP-së. Derisa vetë është funksionalizuar shtëpia e Musa Shehzades”.
Karakteristikat e veçanta
Shtëpi tradicionale të ndërtuara për bejlerët, zanatlinjtë, bujqit, tregtarët dhe personalitete shtetërore të asaj kohe janë me karakteristika të veçanta për secilin me çka nga mënyra e organizimit hapësinor, stili dhe elemente të tjera dekorative na bëjnë me dije se çfarë shtrese i takon shtëpia e caktuar. Shtëpia e familjes Rekathati është në pronësi private, por ajo megjithatë është një pasuri kombëtare, pasi pasqyron gjendjen sociale, ekonomike dhe shoqërore të Prizrenit dhe Kosovës gjatë shekujve XVIII-XIX. Ruajtja dhe prezentimi i këtyre vlerave është në interes të zhvillimit të turizmit kulturor dhe njëherësh rrit edhe vlerën kulturore të shoqërisë kosovare ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Kurse shtëpi tjetër e ndarë mes vëllait dhe motrës është ajo e familjes Misërliu dhe familjes Bujari. Sipas Aktan Misërliu, që i takon një familjeje të vjetër të Prizrenit, kjo shtëpi është e shekullit XVI.
“Ka karakteristika shumë të veçanta dhe kjo është një perlë e këtij qyteti”. Por, ai tha se kjo shtëpi është nën mbrojte të shtetit, por, për fat të keq,ende nuk ka arritur që shteti të investojnë sa duhet këtu.
(Kosova Sot)