Basketbollisti nga Kosova, Dini Syla shpallet kampion basketbolli në ShBA

Kudo që shkojnë në botë, të rinjtë nga Kosova ‘shpërthejnë’ duke arritur rezultate të lakmueshme.

Thuajse nuk ka lëmi që ata nuk e kanë zënë vendin e tyre, biznes, kulturë, politikë e sport. Ata lartësojnë emrin e vendit të tyre me suksesin e tyre.

Një prej të rinjve që po i bën krenar jo vetëm prindërit dhe familjen, por edhe vendin është edhe Dini Syla.

Djaloshi që karrierën e tij e kishte nisur në Kosovë, po shkëlqen edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai është shpallur kampion i basketbollit me skuadrën e tij, SCA nga Little Rock, HCAA për Arkansas.

Më Shumë

Përfundon numërimi i votave në Prizren dhe Suharekë

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në Prizren dhe Suharekë.   Sipas rezultateve të KQZ-së, subjekti i parë në Prizren është Vetëvendosje me 44.07...

Me seancë solemne nis shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit

Me mbajtjen e Seancës Solemne të Kuvendit Komunal ka nisur sot shënimi i 27-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, një nga datat më të rëndësishme...

Lajmet e Fundit