13.6 C
Prizren
E hënë, 24 Mars, 2025

Dragashi shënon 17-vjetorin e Pavarësisë me homazhe dhe aktivitete festive

Në kuadër të shënimit të 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Dragashit organizoi një sërë aktivitetesh përkujtimore dhe festive, nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bexhet Xheladini.

Ceremonitë nisën me një Seancë Solemne në sallën e Kuvendit Komunal, e udhëhequr nga kryesuesja e Kuvendit, Arijeta Skeraj. Në këtë seancë morën pjesë përfaqësues të ekzekutivit dhe legjislativit lokal, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta, institucioneve të sigurisë, fetare, arsimore, partive politike, mediave dhe qytetarë.

Në fjalën e saj, Arijeta Skeraj theksoi rëndësinë e kësaj date historike dhe uroi qytetarët, duke shprehur mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Kryetari Bexhet Xheladini, në emër të qytetarëve të Dragashit, vlerësoi sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për shtetësinë e Kosovës.

Me fjalë përshëndetëse iu drejtuan të pranishmëve edhe nënkryetari për Komunitete, Fejsal Halilovic, përfaqësuesi i OVL të UÇK-së, Salih Shala, dhe përfaqësuesi i familjeve të dëshmorëve, Ymridin Gërdellaj.

Pas seancës, përfaqësuesit institucionalë dhe qytetarët bënë homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, Varrezat e Dëshmorëve në Dragash dhe Buqe, si dhe te pllaka përkujtimore e dëshmorit turk, Husein Kutlu.

Aktivitetet përfunduan me një program artistik të mbajtur në Shtëpinë e Kulturës në Dragash, ku artistë vendas performuan këngë dhe poezi të dedikuara Pavarësisë së Kosovës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Suhareka nikoqire e garës ndërkombëtare të matematikës “Kangaroo Kosova 2025”

Suhareka ka pritur nxënësit më të talentuar të regjionit të Prizrenit në garën ndërkombëtare të matematikës Kangaroo Kosova 2025. Kryetari i Komunës së Suharekës,...

Arrestohen tre të dyshuar në Prizren për trafikim të një vajze të mitur

Policia në Prizren ka arrestuar një femër dhe dy meshkuj kosovarë me dyshimin e bazuar se të njëjtit e kanë trafikuar një vajzë të...

Zjarr

Lajmet e Fundit