63.60% e votave të numëruara: Përfundohen 14 QKN, hapen 3 të reja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri në orën 16:00 janë numëruar 63.60 për qind të vendvotimeve apo 1.611 nga 2.533, nga votat e kandidatëve për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit (QKN).

Sipas KQZ-së, procesi i numërimit ka përfunduar në 14 QKN në Deçan, Kamenicë, Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Suharekë, Viti, Junik, Mamushë, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.

“Më 16 shkurt, në orë 16:00, procesi i numërimit ka filluar edhe në QKN-në e komunave Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Në përgjithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 24 Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Më Shumë

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Vrasja e 27-vjeçarit dhe plagosja e babait të tij, detaje nga ngjarja tragjike në Prizren

Një 27-vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë. Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, ku dy...

Lajmet e Fundit