11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

21-vjet nga rënia e heroit Remzi Ademaj

Sot, shënohet 21-vjetori i heroit të Kosovës, Remzi Ademaj- komandant “Petriti”.

Edhe ky përvjetor do të shënohet me aktivitete të shumta.

Ai u lind me 3 qershor 1952 në fshatin Zhur te Prizrenit.

Për të siguruar ekzistencën e familjes mori rrugën e mërgimit. Me veprimtari politike – patriotike aktivisht filloi të merret nga viti 1979. Në Shtutgard te Gjermanisë bie në kontakt me vëllezërit Gërvalla dhe patriotin Kadri Zeka.

Aktiviteti i tij patriotik u hetua nga bashkpunëtoret e UDB-së jugosllave dhe ai me 11 dhjetor 1985 arrestohet nga policia italiane, e cila pastaj ia dorezoi policisë jugosllave. Nga gjykata e instaluar serbe në Kosovë, ai dënohet me 6 vite burgim të rëndë, të cilin e vuajti në burgjet e Lepogllavës, Gospiqit dhe të Stara Gradishes në Kroaci.

Ai edhe një herë pas këtij dënimi burgoset dhe dënohet me 3 vite e gjysmë heqje lirie.

Ishte nismëtari kryesor për formimin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nena Terëzë” në Zhur. Themeluesi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Zhur, themelues i Shoqatës kundër Analfabetizmit në Zhur, Këshillit të Hipokratit në Zhur etj.

Remzi Ademaj forcave çlirimtare iu bashkua që në ditët e para të formimit të njësiteve të tyre. Ai më 4 korrik 1998 emërohet në detyrën e Komandantit të Shtabit Lokal të UÇK-së për Prizren. Nën udhëheqjen e Komandant Petritit njësitet e UÇK-së, në rajonin e Prizrenit arritën me sukses të plotë të zbrapsin të gjitha sulmet e forcave serbe dhe të dalin fitimtarë në shumë beteja, njëra ndër këto beteja ishte ajo e datës 7 korrik 1998 tek vend i quajtur “Laku i Billushës” dhe beteja e zhvilluar më daten 16 korrik 1998 e zhvilluar ne tri pikat : Tusuz, te Kullla e Hoqes dhe Billushe. Me rastin e ristrukturimit te UÇK-se ai thirret nga Shtabi i Pergjithshëm i UÇK-së më 14 gusht 1998 në Kleçkë, për të marrë detyra të reja. Ai emërohet Komandant i parë i Zonës Operative të Pashtrikut. Rrugës duke u kthyer nga Kleçka, gjatë një lufte të pabarabartë por tinanike, në fshatin Nashec, ai bie heroikisht në altarin e lirisë ( 15 gusht 1998).

Me nderime te larta ushtarake, trupi i tij varroset ne fshatin Jeshkove me 16 gusht 1998. Pas perfundimit te Luftes, ai rivarroset ne Varrezat e Deshmoreve ne fshatin Landovice te Prizrenit .

Ndwrkaq, Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me organizatat e dalura nga lufta, sot  organizojnë këto aktivitete me datë 15.08.2019 (e enjte):

10:00 – Homazhe në Landovicë
10:30 – Homazhe te lapidari në Nashec
11:30 – Homazhe në shtatoren në qendër të qytetit (para postës)
12:00 – Dhënia e gjakut te Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha”

Më Shumë

Lajmet e Fundit