11.9 C
Prizren
E hënë, 5 Janar, 2026

“Askush s’na kishte frikë”, Flick zbërthen Bayernin dhe ngacmon për Thiagon

Hans Flick është kthyer në hero në pak muaj. Tre trofe të fituar, ndërkohë që e mori drejtimin e Bayern Munich në muajin nëntor. Kovac u zëvendësua nga gjermani, i cili u fut në skenë dhe arriti ta shfrytëzonte momentin. Fitore të njëpasnjëshme në kampionat, kontratë dhe ën fund titull, Kupë dhe Champions League.

Më mirë nuk bëhet dhe Flick ndihet mirë për futbollistët e tij, të cilët kishin uri të madhe për të fituar dhe për të treguar që duhet t’i kishin frikë të gjithë. “Jam krenar për ekipin”, thotë fillimisht Flick, i cili nuk ndalet me kaq në fjalën e tij për mediat pas finales së Champions kundër PSG.

“Kur pashë titujt në media në nëntor, gjithçka lexova ishte se askush nuk kishte më frikë nga Bayern. Nga atëherë zhvillimi i ekipit ka qenë i çmendur. E merituam të fitonim, për shkak të gjysmës së dytë të sezonit. Ju mund të shihnit stërvitjen që u bë në janar dhe që aty kuptohej se diçka e madhe po rritej. Ekipi kishte një dëshirë shumë të madhe për të fituar”, tha Flick.

Në konferencën e zakonshme për shtyp, trajneri i Bayern u ngacmua edhe për të ardhmen e Thiago Alcantara. Flick pas ndeshjes u takua me mesfushorin spanjoll, i përfolur për një kalim te Liverpool. Pasi kishte fituar, gjermani edhe mund të bënte ndonjë shaka.

“Jo, ai më tha se do të qëndrojë”, thotë fillimisht teknik i Bayern, i cili më pas edhe e ngacmon gazetarin. “Të ndryshoi fytyra (qesh). Thjesht e falënderova për kohën që kemi kaluar së bashku, siç bëra me të gjithë lojtarët.

Unë nuk e di dhe ai akoma nuk e di me cilin klub do të bashkohet, sepse të gjithë ishim të përqendruar te kjo finale e Champions League. Mendoj se do duhet të presim për të rejat që do të sjellin ditët e ardhshme”, përfundoi Flick.

Më Shumë

Paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik, Kurti: Do ta marrin në fillim të vitit

Punëtorët e sektorit publik pritet që pagën e 13-të ta marrin në fillim të vitit 2026-të. Kështu tha Kryeministri në detyrë Albin Kurti në...

Kuvendari i BDP-së në Prizren, Çuni : Dyshime për vjedhje masive të votave në Nashec

Kuvendari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit (BDP), Shukri Quni, ka ngritur akuza për parregullsi serioze gjatë numërimit të votave për deputetë në një vendvotim...

Lajmet e Fundit