11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Tuchel: PSG-ja ime e fortë! Messi? Kush nuk e do, ai është z. Barcelona

Thomas Tuchel, trajneri i PSG, nuk u shfaq shumë i shqetësuar pas humbjes që skuadra e tij pësoi në finalen e Champions League kundër Bayern Munich. Trajneri Gjermani foli për BT Sport dhe beson se kampionët e Francës do të ringrihen dhe do të jenë më të fortë.

“Ne treguam përsëri se mund të garojmë me ekipet më të mirë në Europë me këtë mentalitet dhe këtë sjellje, sigurisht ndërthurur edhe me talentin që kemi si skuadër. Ne jemi të fortë dhe mund të jemi krenarë për këtë. Nuk mund të shqetësohemi shumë, sepse gjithçka është në rregull dhe do të vazhojmë përpara”, tha Tuchel.

Në lidhje me merkaton, tekniku shtoi: “Sezoni do të jetë shumë i ngarkuar, pa pushime. Na duhet të ndërtojmë një skuadër të fortë. Kemi vendosur të mos flasim për transferimet tani. Do të ulemi të flasim në ditët në vazhdim. Kemi shumë gjëra për të bërë që të ruajmë nivelin e skuadrës.

Kemi humbur shumë lojtarë këtë sezon dhe tani humbim edhe Thiago Silva dhe Eric Maxim Choupo-Moting. Duhet të përdorim periudhën e transferimeve të bëjmë një skuadër më të madhe”.

Më pas Tuchel u ngacmua edhe në lidhje me një transferim të mundshëm të Lionel Messi në kryeqytetin francez. “Cili trajner do t’i thoshte jo Messit? Mendoj se Messi e përfundon karrierën te Barcelona. Ai është z. Barcelona”, tha trajneri i PSG në mbyllje.

Më Shumë

Vdes tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva

Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian Gashi. I ndjeri ishte nga qyteti i Malishevës. 30-vjeçari humbi jetën mëngjesin e sotëm...

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Lajmet e Fundit