8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

BE-ja ndan 5 milionë euro për Kosovën për ta luftuar Covid-19

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, do të ndajë 5 milionë euro për ta luftuar koronavirusin Covid-19.

Këtë e ka konfirmuar për KOHËN, Dinka Zhivalj, zëdhënëse për Komunikim në Zyrën e BE-së në Kosovë.

“BE-ja ka qenë gjithmonë pranë njerëzve të Kosovës, në kohë të mira dhe në krizë. Ne jemi duke punuar edhe me organizatat ndërkombëtare për ta ndihmuar Kosovën për t’i ndarë 5 milionë euro për ta luftuar shpërthimin e COVID-19”, tha Zhivalj për Kohën.

Tutje, ajo theksoi se “Qëllimi ynë është të ndihmojmë në mbrojtjen e shëndetit të njerëzve në Kosovë”.

“Ne gjithashtu po kërkojmë mënyra për të ndihmuar edhe ekonominë e Kosovës, në mënyrë që të zbutet kriza”, tha tutje Zhivalj.

Nga Zyra e BE-së kanë thënë gjithashtu se BE-ja, vazhdimisht ka ndihmuar Kosovën në shumë fusha, dhe se këtë ndihmë, s’do ta ndalin.

Prej vitit 2014 deri tash, në një grafikë të detajuar nga BE-ja që ia ka dërguar Kohës, shihet se ajo ka ndihmuar Kosovën me 542.91 milionë euro në total, e këtu përfshihet edhe viti 2020 me një shumë prej 90 milionë eurosh të parapara.

Në Kosovë, numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 28, derisa bëhet thirrje e vazhdueshme për t’iu përmbajtur rekomandimeve dhe për të qëndruar në shtëpi.

Më Shumë

Reshjet e borës e bëjnë me “bardhësi” Prevallën (VIDEO)

Pas reshjeve të shpeshta të shiut që kanë rënë këto ditë, kanë nisur edhe ato të borës. Lexues të Klankosova.tv kanë dërguar video nga Prevalla...

Sonte El Clasico — mund të përcaktohet titulli i kampionit

La Liga, një nga ligat më atraktive në futbollin evropian, vjen sonte me ndeshjen më të madh të këtij sezoni. Dy rivalët e përbetuar, Real...

Lajmet e Fundit