3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Polemizojnë për Ukrainën

ukraina-trupat-ruse-320x212Teksa NATO-ja pritet të krijojë një forcë me “disa mijëra trupa” për Evropën Lindore, Rusia ka thënë se do të rishikojë strategjinë e saj ushtarake për t’iu kundërvënë rreziqeve

Rusia është zotuar të martën se do të adoptojë një doktrinë më të ashpër ushtarake në reagim ndaj planeve të NATO-s për të krijuar një ekip të reagimit të shpejtë që mund të pengojë ekspansionin e Kremlinit në Ukrainë dhe avancimin e dyshuar të saj më tej drejt perëndimit.
Paralajmërimi befasues i Moskës i ka shtuar tensioneve një dimension të ri dhe kërcënues në prag të samitit dyditor të NATO-s, që nis të enjten në Uells, ku kreu i pafuqishëm i Ukrainës, Petro Poroshenko, do t’i lyp personalisht ndihmë ushtarake presidentit amerikan, Barack Obama.

Apeli i presidentit ukrainas për ndihmë evropiane përballë dislokimit të supozuar të trupave nga Rusia në lindjen separatiste të ish-republikës së tij sovjetike është hedhur poshtë nga udhëheqësit e Bashkimit Evropian, të cilët janë takuar fundjavën e kaluar në Bruksel. Por, shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ka thënë në Bruksel se aleanca 28-anëtarëshe do të mbështesë krijimin e një force me “disa mijëra trupa”, të cilat do të mund të dislokohen brenda “shumë pak ditësh” për t’iu kundërpërgjigjur çfarëdo lëvizjeje të perceptuar të ushtrisë ruse në Evropën Lindore.

The New York Times ka raportuar se njësiti i reagimit të shpejtë do të mbështetet nga anëtarët e rinj të NATO-s, si Polonia, që dikur ishin satelite sovjetike, por që tani e shohin presidentin rus, Vladimir Putin, me frikë dhe mosbesim. Reagimi i Rusisë ndaj synimeve të NATO-s ka qenë i menjëhershëm dhe fjalashpër. Zëvendëssekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë, Mikhail Popov, ka thënë se plani i mbrojtjes i Perëndimit përbën “dëshmi të dëshirës së krerëve të SHBA-së dhe të NATO-s për të vazhduar politikën e tyre të rritjes së tensioneve me Rusinë”.

Popov ka shtuar se doktrina ushtarake e 2010-s e Rusisë – një dokument i cili veçse e lejon përdorimin e armëve bërthamore në rast se siguria kombëtare vlerësohet të jetë në rrezik të madh – do të përqendrohet edhe më shumë mbi mposhtjen e NATO-s dhe sistemit të saj të ri mbrojtës. “Unë nuk kam dyshim se çështja e afrimit të infrastrukturës ushtarake të anëtarëve të NATO-s në kufirin tonë, përfshirë nëpërmjet një ekspansioni të bllokut, do të mbetet një prej kërcënimeve të jashtme ushtarake ndaj Rusisë”, ka deklaruar Popov. Ndërkaq, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, ka thënë në deklarata të veçanta se forcave të armatosura të Rusisë do t’ju forcohen muskujt me shtimin e 230 helikopterëve dhe aeroplanëve të rinj ushtarakë deri në fundin e vitit.

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Biblioteka e Prizrenit shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit

Biblioteka e Prizrenit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Librit . Drejtoresha e Bibliotekës, Sahadete Sadikaj-Kukaj, theksoi se angazhimet e institucionit janë të ofrojë librin sa më afër...

Lajmet e Fundit