4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Presidenti meksikan ul pagën e tij për 60 për qind

Presidenti i zgjedhur meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, ka thënë se planifikon të fitojë më pak se gjysmën e pagës që e kishte paraardhësi i tij kur të marrë detyrën në dhjetor si pjesë e masave të ashpra në qeveri.

“Ajo që dëshirojmë është që buxheti të prek çdonjërin”, u tha ai gazetarëve ditë më parë, raporton AP.

Duke e prezantuar një letër me disa shifra në të, Lopez Obrador tha se do të marrë pagë 108,000 pezos në muaj, që është rreth 5,707 dollarë, dhe se asnjë zyrtar publik nuk do të jetë në gjendje të fitojë më shumë se presidenti gjatë mandatit të tij gjashtë vjeçar. Mësohet se presidenti aktual i Meksikës, Enrique Peña Nieto, fiton 270,000 pezos në muaj, transmeton Koha.net.

Lopez Obrador tha se dëshiron të ulë edhe më shumë pagën e tij, por se nuk dëshiron të ngjallë pakënaqësi tek anëtarët e ardhshëm të Kabinetit që në disa raste po i lënë pozitat e tyre në sektorin privat dhe postet akademike që paguhen më shumë sesa tavani i ri i zyrtarëve publikë.

Presidenti i ri meksikan theksoi se rezidenca aktuale presidenciale do të shndërrohet në qendër kulturore ndërsa ish-presidentët nuk do të marrin më pensione.

Ai po ashtu u zotua se do të çrrënjosë korrupsionin në vendin që renditet i 135 nga 180 vende, sipas “Transparency International”.

Më Shumë

Kurti: 200 milionë euro investime për infrastrukturën në futboll

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të dielën ka premtuar 200 milionë euro investime për transformim rrënjësor të infrastrukturës së futbollit në vend. Tashmë...

Dramë e madhe në Suharekë – super derbi me katër gola

Ballkani dhe Drita ka luajtur një ndeshje të madhe duke barazuar me rezultat 2-2 në kuadër të derbit të javës së 30-të të Superligës...

Lajmet e Fundit