21.1 C
Prizren
E shtunë, 6 Qershor, 2020

Cak i Speciales, secili pjesëtar i UÇK-së

Kryeministri në largim Ramush Haradinaj e këtë javë edhe kreu i PDK-së Kadri Veseli janë emrat e fundit të liderëve shtetërorë që iu bashkuan valës së individëve të cilët morën ftesë nga Prokuroria Speciale. Përpos tyre, dje ftesë mori edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci.

Kësisoj vlerësohet se cak i radhës i Speciales mund të jetë presidenti Hashim Thaçi, i cili përmendet ekskluzivisht në raportin e senatorit Dick Marty, shkruan sot Gazeta “Zeri”.
OVL-ja e UÇK-së vazhdon ta cilësojë Gjykatën Speciale si gjykatë njëetnike, të padrejtë dhe raciste.

Nënkryetari i kësaj organizate, Nasim Haradinaj, për “Zërin” ka thënë se ishte gabim trashanik i deputetëve kosovarë që e votuan këtë gjykatë. “OVL-ja e UÇK-së është deklaruar tashmë se është kundër kësaj gjykate njëetnike e raciste, e cila ka qëllim denigrues të luftës çlirimtare duke u munduar ta barazojë viktimën me agresorin. E dyta, vetë gabimi i deputetëve që e kanë pranuar këtë gjykatë i ka dhënë shenjë asaj që me dëshmi serbe të ngrihet dhe tash cak i saj do të jetë secili pjesëtar i UÇK-së dhe absurdja është që po thirren edhe njerëz që nuk kanë qenë as pjesëtarë”, ka thënë ai, shkruan tutje “Zeri”.

Haradinaj vlerëson se Prokuroria Speciale nuk posedon fakte të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzave, meqë po fton për intervistim edhe persona që nuk ishin fare pjesë e UÇK-së. “Thirrja e këtyre njerëzve po dëshmon se ata nuk kanë fakte të bëjnë diçka dhe thirrjet e tyre ndaj këtyre personave nuk nënkuptojnë që ata janë fajtorë, por ky është një imazh i keq që po jepet në botë për UÇK-në”, ka potencuar Haradinaj.

Ndër të tjera, ai ka thënë se ftesat po vazhdojnë të shtohet, teksa në bazë të burimeve të OVL-së edhe arrestimet e para do të ndodhin shumë shpejt.

Në anën tjetër, përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ishte kundër formimit të kësaj gjykate qysh nga fillimi, thonë se votimi për formimin e kësaj gjykate ishte gabimi më i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Rexhep Selimi, nga kjo parti, i cili ishte komandant i UÇK-së, i ka thënë “Zërit” se dita-ditës po vërtetohet qëndrimi i Vetëvendosjes kundrejt kësaj Gjykate. “Përditë po vërtetohet që formimi i kësaj Gjykate dhe votimi nga ana e Kuvendit të Kosovës ka qenë gabim nga i cili është vënë në dyshim lufta e drejtë e UÇK-së”, ka deklaruar Selimi./ZERI

- Advertisement -

Më Shumë

Ekskluzive: Tërhiqet Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, nuk do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re që pritet të votohet nesër. Klankosova.tv mëson se kjo ndodhi...

Këto lagje të Prizrenit sot do të mbesin gjashtë orë pa ujë të pijes

Kompania e Ujësjellësit në Komunën e Prizrenit “Hidroregjioni Jugor“ ka njoftuar se sot në gjashtë lagje të Prizrenit do të iu ndërpritet furnizimi me...

Rahovec/Arsimtari i kryeministrit Hoti: Kurrë nuk ka pasur notë katërshe në shkollë

Bilall Hoti, mësuesi i kryeministrit të ri, sot është parë i emocionuar që një nga nxënësit e tij shembullorë u bë kryeministër. Në një intervistë...

Gjashtë raste të reja me COVID-19, asnjë nga Prizreni

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë konfirmuar edhe gjashtë raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të...

Djali i Fatmir Limajt thotë se s’do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti

Djali i Fatmir Limajt, Durimi ka mohuar se do të jetë Ministër në Qeverinë Hoti. Ka thënë se përmendja e tij si Ministër është...

Në Prizren vijnë në jetë 20 fëmijë

Në repartin e gjinekologjisë të Spitalit të Prizrenit, gjatë dy ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 20 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, njofton...

Letra e rrallë e Nolit: “Miku im, këtë do ta sillja kur të vija në Shqipëri, por…”

Publikohet historia e panjohur e Loni Kristos nga Hoçishti i Korçës, i cili pasi u shkollua në Selanik, emigroi në SHBA dhe u vendos...

Filloi ndërtimi i objektit të shkollës “Habib Berisha” në Gurbardh të Malishevës

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, sot në fshatin Gurbardh, ka filluar ndërtimi i...

Vazhdojnë gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës, sot Ballkani – Feronikeli

Pritja e gjatë për ndeshje të futbollit të drejtpërdrejta në Kosovë mori fund të martën, kur Prishtina dhe Drenica u takuan në “Fadil Vokrri”....

Avdullah Hoti mban mbledhjen e parë të ekzekutivit, paraqet prioritetet

Menjëherë pas marrjes se detyrës, kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë të Qeverisë, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Hoti ka paraqitur prioritetet e Qeverisë....

“U dashurova me të, por pas 5 vitesh burri vendosi të jetonte me dikë tjetër”, historia e dhimbshme e gruas

Jeta duket se nuk ka qenë aspak e lehtë për të, por Edlira, nëna e një djali, duket se ja ka dalë. Ajo ka rrëfyer...

Malisheva mbetet me vetëm një rast aktiv me COVID-19

Në Komunën e Malishevës deri më tani janë shëruar 75 persona të prekur me COVID-19 dhe ka mbetur vetëm edhe një rast aktiv. Edhe...

Shtyhet festivali “Bunarfest” në Prizren

Festivali "Bunarfest" sivjet nuk do të mbahet në muajin qershor, transmeton PrizrenPress. Sipas njoftimit, festivali është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19 për një kohë...

Propozimi në Premier League, 10 skuadra duan të hiqet rënia nga liga

Skuadrat e Premier Leagues kanë një propozim interesant. Sipas raportimeve të ‘Sky’, nëse sezoni vazhdon të luhet dhe kufizohet më shumë se 10 klube të...

Pikëkalimi kufitar Vërmicë-Morinë me mjekë që kontrollojnë të ardhurit (Video)

Videoja e mëposhtme ju sjellë detaje rreth pikëkalimit kufitar Vërmicë-Morinë, gjegjësisht rreth fluksit të udhëtarëve dhe bizneseve që kaluan aty, si dhe kontrolleve që...

Zyrtarët e Inteligjencës së SHBA: Rusia po nxit përplasjet raciale

Protesta të dhunshme kanë shpërthyer në 30 qytetet të SHBA-ve pas vrasjes së një personi me ngjyrë George Floyd të paarmatosur nga një polic...

Lajmet e Fundit

Hatim Baxhaku letër Haskukës: Kështu nuk e ka burrëria

Zyrtari i lartë i LDK-së, Hatim Baxhaku i është drejtuar me një letër kryetarit të Prizrenit Mytaher Haskukës, pas prishjes së koalicionit me subjektin...

LDK-ja e konsideron “vendim primitiv” prishjen e koalicionit nga Haskuka në Prizren

Dje në orët e vona, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se e ka prishur koalicionin që e ka pasur me LDK-në. Ndarjen...

Totaj: Dështuan në zbatimin e Pakos emergjente, u braktis ekonomia e vendit

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaqir Totaj, ka thënë se si rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë së kaluar, Kosova duhet të jetë e...

Mustafa gjen fajtorin pse nuk e fituan Prizrenin kur degën e LDK-së e udhëhiqte Haxhi Avdyli

Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli janë tandemi që kanë kundërshtuar në vazhdimësi vendimet dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas zgjedhjeve të 6...

Rasti i parë në Shqipëri/ Si u riinfektua mjeku me COVID-19 pas 3 muajsh

Në 24 orët e fundit u shënuan 20 raste të reja me koronavirus, mes tyre edhe një personel mjekësor. Mjeku është riinfektuar për herë të...