Deputeti i NISMA Socialdemokrate, Haxhi Shala ka thënë se nuk ka vendosur nëse do të votojë koalicionin e ri që pritet ta ndërtojë qeverinë.

Shala në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ai nuk është konsultuar kur janë vendosur nënshkrimet për formimin e qeverisë.

Ai ka thënë se do të vendos nesër nëse do të votojë apo jo Qeverinë Hoti pas mbledhjes së kryesisë së NISMA Socialdemokrate.

“Për momentin vota imë është kundër kësaj qeverie [Qeverisë Hoti]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

I pyetur nëse ka të bëjë vota e tij me “çështje pazaresh”, Shala thotë se kjo nuk qëndron por shton se nesër do t’i bëjë të ditura të gjitha arsyet e vendimit të tij.

“Nuk është çështje e pazarit tim personal, por është çështje e parimeve që lidhet me NISMA-n”, deklaroi ndër të tjera Haxhi Shala.