Protestat në ShBA – lind frika për valën e dytë të coronavirusit

Mijëra amerikanë dolën nga shtëpitë e tyre për të protestuar në të gjithë vendin, si pasojë e vdekjes së George Floyd, ndërsa kjo situatë mund të shkaktojë valën e dytë të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, 46-vjeçari vdiq në Minneapolis pasi një oficer i policisë e arrestoi atë dhe i vendosi gjurin në qafë, sakaq Floyd nuk mund të merrte frymë.

Kështu si pasojë e protestave janë ngritur shqetësimet se tubimet masive mund të shkaktojnë një valë të dytë të coronavirusit, paralajmëron një ekspert.

Raportohet se shumë protestues kanë injoruar udhëzimet për distancimin shoqëror, përfshirë edhe shmangien e vendosjes së maskave.

Lidhur me këtë rast një ekspert ka paralajmëruar se mobilizimi i protestuesve mund të shkaktojë përhapjen e gjerë të virusit.

Experts say not following social distancing guidelines and not wearing masks at protests over George Floyd's death could increase the risk of coronavirus transmission. Pictured: Activists take part in a Black Lives Matter protest after the Floyd's death, June 1

William Schaffer, profesor i sëmundjeve infektive në “Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt”, ka thënë se ekzistojnë një mori arsyesh që dikush mund të infektohet në një protestë.

Përveç turmave, ai thotë se klithmat mund të rrisin rrezikun e përhapjes së coronavirusit.

“Bërtimat si dhe nxitimi i turmës, do t’i bëjë njerëzit të marrin frymë më thellë”, ka thënë Shaffer.

“Nuk ka dyshim, ne jemi të shqetësuar se kjo mund të kontribuojë në rritjen e infeksioneve”, u shpreh ndër tjerash ai.

Më Shumë

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit