10.2 C
Prizren
E diel, 27 Shtator, 2020

Dështon gjykimi për korrupsion ndaj kryeshefit të INFRAKOS-it dhe ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit

Në Gjykatën Themelore në Prizren ka dështuar të vazhdojë gjykimi ndaj kryeshefit ekzekutiv të INFRAKOS-it, Agron Thaqi, tre ish-drejtorëve të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Sadik Paqarizi, Nijazi Kryeziu e Visar Islamaj, ish-drejtorit të Inspektorateve në Prizren, Bujar Nerjovaj, ish-inspektorit të ndërtimit, Bashkim Krasniqi, si dhe menaxherit dhe bashkëpunëtorit profesional të “INFRAKOS”-it, në Prizren, Naim Avdyli.

Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të premten ishte mungesa e të akuzuarit Visar Islamaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykatësja Teuta Krusha bëri të ditur se mbrojtësi i të akuzuarit Islamaj, avokati Granit Vokshi, përmes adresës elektronike e ka njoftuar gjykatën lidhur me arsyen pse klienti i tij nuk mund të marr pjesë në seancë, e që ka të bëjë me gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij.

Gjykatësja Krusha gjithashtu konstatoi se në seancën e së mërkurën mungojnë edhe avokatët Arben Shala, Granit Vokshi, Bahrie Besimi dhe Kujtim Kërveshi, për të cilët tha se gjykata ka prova se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

Prokurori Genc Nixha tha se kam vërejtje në mospjesëmarrjen e avokatëve në fjalë, konkretisht avokatit Granit Vokshi, i cili me një njoftim ka kërkuar shtyrjen e seancës, pasi që klienti i tij nuk mund të jetë prezent në gjykatë.

Ai tha se nuk dyshon se i akuzuari Islamaj nuk është mirë me shëndet, mirëpo sipas tij kjo nuk është arsye që avokati Vokshi të mos jetë prezent në seancë.

Mbrojtësi i të pandehurit Agron Thaqi, avokati Skender Morina deklaroi se pajtohet në tërësi me fjalët e prokurorit dhe kërkoi shtyrjen e seancës.

Pas kësaj, gjykatësja Krusha mori aktvendim që shqyrtimi i sotëm të mos mbahet, kurse seanca e radhës u caktua të mbahet më 15 shtator 2020, në ora 10:00.

Mirëpo i pandehuri Agon Thaqi e kundërshtoi shtyrjen e seancës, pasi që konsideroi se seanca e radhës më 15 shtator 2020 është afat shumë i gjatë, duke kërkuar që e njëjta të mbahet në muajin gusht.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren, më 31 dhjetor 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Sadik Paqarizit, Nijazi Kryeziut, Visar Islamaj, Bujar Nerjovaj, Bashkim Krasniqit, Agron Thaqit dhe Naim Avdylit, të cilët i ngarkon me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Sipas aktakuzës, Paqarizi, Kryeziu, Islamaj, Nerjovaj, Krasniqi, Thaqi dhe Avdyli, akuzohen se në cilësinë e personave zyrtarë, kanë tejkaluar kompetencat, nuk i kanë përmbushur detyrat apo autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo personin tjetër, e duke i shkaktuar dëm personit tjetër.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Paqarizi, në periudhën kohore 2012-2014, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka lëshuar leje ndërtimi firmës “Breu Petrol”, më 9 gusht 2012, leje ndërtimi për personin Reshat Kamberi, më 25 korrik 2013 dhe leje ndërtimi për personin Xhavit Spahija, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik, i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunën e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme, duke i shkaktuar  dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Ndërsa, sipas aktakuzës, i akuzuari Kryeziu, në periudhën kohore 2014-2016, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi personit Nexhat Bytyqi, më 30 maj 2014, dhe leje ndërtimi për personin Avni Haliti, më 21 maj 2014, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është  në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se edhe i akuzuari Islamaj, në periudhën kohore 2016-2017, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit të Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave duke lëshuar leje ndërtimi për firmën “Fat Grup”, më 6 mars 2017, po ashtu leje ndërtimi për personin Agron Kuka, më 3 maj 2017, leje ndërtimi për personin Mexhid Karavidaj, më 29 nëntor 2016, si dhe leje ndërtimi për personin Nrec Thaqi, më 8 prill 2017, duke u bazuar në vendimet e marra nga Administrata Komunale, si Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është  në kundërshtim me ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar  dëm “INFRAKOS”-it në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se, i akuzuari Nerjovaj, gjatë vitit 2013, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e drejtorit për Inspeksion në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave edhe pse ka qenë i njoftuar rreth mbindërtimit dhe uzurpimit në ndërtesën “Liburnia”, me pronar Destan Hoxhën, e cila ka qenë në ndërtim gjatë mandatit të tij, i cili ka pasur leje për ndërtimin e 2+B+P+6, duke u bazuar në Plani Urbanistik i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Nerjovaj, ka lejuar edhe ndërtimin e katit të shtatë edhe përkundër  konkluzionit të nënshkruar nga ana e tij, më 8 prill 2014, nuk është dhënë urdhër që i njëjti të zbatohet e që ka qenë kompetencë e tij, si dhe po ashtu ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronari i ndërtesës-investitori ka bërë mbi pronën e hekurudhave “INFRAKOS” dhe nuk ka ndërmarr asnjë veprim parandalues, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar dëm “INFRAKOSIT”, në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Gjithnjë sipas së njëjtës aktakuzë, i akuzuari Bashkim Krasniqi, gjatë vitit 2012, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, ka bërë tejkalimin e kompetencave edhe pse ka qenë i caktuar për inspektimin e këtij ndërtimi, ku objekti, ka pasur leje për ndërtimin e 2+B+P+6, dhe gjatë ushtrimit të detyrës së tij ka lejuar që të bëhet mbindërtimi, pra edhe i katit të shtatë, respektivisht tejkalimi i lejes së ndërtimit, si dhe ka qenë i njoftuar për uzurpimin të cilën pronari-investitori e ka bërë në pronën e hekurudhave.

Ndërkaq, i akuzuari Thaqi, gjatë vitit 2013, në Fushë Kosovë, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e kryeshefit të “INFRAKOS”, nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta, nuk ka vepruar sipas Ligjit për Hekurudhat, ku në neni 128, paragrafi 2, parashihet që punët mbrojtëse, përfshirë edhe masat e parandalimit për veprimet e ndaluara-ndërtimet në afërsi të infrastrukturës hekurudhore, duke mos marrë pjesë në diskutimet publike për planin rregullativ urban për Komunën e Prizrenit, ku është marrë edhe Plani Rregullativ Urban i datës 18 tetor 2012, e cila është në kundërshtim me Ligjin për Hekurudhat me nr.04/L-063, dhe duke vepruar me vonesë në parashtrimin e padive pranë gjykatave kompetente për mbrojtjen e pasurisë së “INFRAKOS”, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari Avdyli, gjatë vitit 2013, në Prizren, duke punuar si person zyrtar, në cilësinë e menaxherit të patundshmërive dhe bashkëpunëtorit profesional pranë “INFRAKOS” nuk i përmbush detyrat zyrtare edhe pse ka qenë i caktuar për mbikëqyrjen dhe menaxhimin e pronave të hekurudhës, duke neglizhuar detyrat dhe obligimet e veta, nuk ka vepruar sipas Ligjit për Hekurudhat, për masat e parandalimit për veprimet e ndaluara-ndërtimet në apo në afërsi të infrastrukturës hekurudhore, dhe duke vepruar me vonesë në parashtrimin e padive pranë gjykatave kompetente për mbrojtjen e pasurisë së “Infrakos”, me ç’rast ka shkaktuar degradimin e pronës si dhe infrastrukturën e hekurudhës në Komunës e Prizrenit e ka bërë të papërdorshme duke i shkaktuar kësaj kompanie dëm në vlerë të përgjithshme 104.674.61 euro.

Me këtë, të gjithë të akuzuarit po ngarkohen me veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1, lidhur me paragrafin 2, nënparagrafin 2.2 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

- Advertisement -

Më Shumë

Deputetja Duda Balje thotë se nesër do të votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje ka thënë se ajo do të votojë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Deputetja Balje ka pohuar se të gjithë...

Prizren, 15 raste aktive të mësimdhënësve me COVID-19

Drejtori i QRSHP në Prizren, prof.dr. Fadil Kryeziu, njofton se në Komunën e Prizrenit aktualisht janë 15 raste aktive të mësimdhënësve të infektuar me...

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës pezullon protestën e së premtes

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës e ka pezulluar protestën e paraparë të mbahej këtë të premte deri në marrjen e vendimit nga Qeveria e...

Vdes veterani i UÇK-së

Ka vdekur veterani i UÇK-së, Sami Neziraj. Për vdekjen e tij është bërë e ditur nga “Suhareka Express”. Neziraj ishte nga fshati Gjinoc i Suharekës. Ky është...

Lajmërohet Prokuroria e Hagës: Ndaj Nasim Haradinaj kishte fletarrest, Eulex veproi sipas mandatit

Nasim HARADINAJ u arrestua dje në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi dhe urdhri për transferim, të lëshuara...

Avokatja e familjes: Ka prova të mjaftueshme për zbardhjen e krimit të vrasjes së dyfishtë në Malishevë

Avokatja Fehmije Gashi-Bytyqi, në rastin e vrasjes së vëllëzërve Shani e Bahri Maloku ka hyrë vonë, jo krejt në fillim. Megjithatë në procesin gjyqësor ishte...

PDK: Prizreni po qeveriset keq, këtë e dëshmon edhe vlerësimi i MAPL-së

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka thënë se kjo komunë po qeveriset keq, nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes. Sipas tyre, këtë e dëshmon...

Një i vdekur dhe 62 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 62 të infektuar të rinj. Shifra...

Avokatët: Dosjet e dorëzuara në OVL të UÇK-së dëmtojnë imazhin e Kosovës dhe besueshmërinë në Gjykatën Speciale

Dosjet e dorëzuara në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilat pretendohet të jenë të dokumente të...

Suharekë: Aprovohet marrëveshja për pranimin e fajësisë, dënohet me kusht i akuzuari për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Suharekë, të mërkurën, e ka dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti Mursel Kolgecin, për rrezikim të...

100 euro false në Suharekë

Një rast me falsifikim parash është regjistruar në Suharekë, raporton PrizrenPress. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të martën, një mashkull ka raportuar...

Personi që u vra sonte nga policia në Prizren, dyshohet se para disa ditësh kishte plagosur vëllain e tij

Burime të sigurta të Gazetës Sinjali kanë konfirmuar se personi që u vra sonte në Prizren është B. Shala, i njohur me pseudonimin ‘qorri’...

I riu që u vra nga policia në Prizren flinte në varreza derisa ishte në arrati

Një 32 vjeçar është vrarë nga Polica e Kosovës, familjarët thonë që viktima është dashur të ishte në burg e jo i vdekur. Besnik Shala,...

Zyrtare: Arturo Vidal i bashkohet Interit

Arturo Vidal i është bashkuar Interit edhe zyrtarisht nga Barcelona. Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me zikaltrit, me mundësi për një vit shtesë. Mesfushori...

S’ka shujta falas për nxënësit në Prizren, Komuna arsyetohet e opozita e quan dështim të pushtetit

Edhe ky vit i ri shkollor në Komunën e Prizrenit ka filluar pa ofrimin e shujtës ushqimore dhe qumështit falas për nxënësit deri në...

“Luftë” mes policisë dhe problematikut nga Prizreni, historia e tentim vrasjeve dhe vrasja e mbrëmshme e “Qorrit”

Besnik Shala i njohur me nofkën “qorri” u vra të martën në mbrëmje nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës në “Lagjen e...

Lajmet e Fundit

Divorcohet çifti i famshëm turk

Aktorja Berguzar Korel, e njohur më mirë në zonën tonë si Shehrezadja nga seriali “1001 Netë”, lindi  fëmijën e dytë në mars me aktorin...

Mbi gjysmë milioni euro diaspora dërgon në Kosovë

Edhe pse kohë pandemie dhe kriza ekonomike ka prekur pothuajse çdo vend në botë, remitencat apo të ardhurat nga bashkatdhetarët tanë nuk kanë rënë,...

Avokatët apel për Policinë: Silluni sipas ligjeve në fuqi, përdorimi i forcës i panevojshëm

Muajt e fundit, pas përhapjes së pandemisë në disa raste pjesëtarë të Policisë së Kosovë janë parë duke përdorur forcë për arrestimin e personave...

Shqiptari tentoi ta mbyste gruan me tel elektrik në Itali

Një shqiptar 47-vjeçar i cili ishte xheloz jashtë mase në gruan e tij tentoi ta mbyste atë me një tel elektrik. Ngjarja ka ndodhur në...

S’ka muzikë pas orës 21:00, gastronomët të pakënaqur me këtë vendim

Një orë më shumë punë, e një orë e gjysmë më pak muzikë, këto janë masat e reja të lehtësimit të orarit të gastronomisë...