16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Vetëvendosje pret votat e PDK’së për ta rrëzuar Qeverinë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje ka arsyetuar nismën e saj për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti, në kohën kur vendi po përballet me një krizë të madhe me pandeminë.

Për Vetëvendosjen është pikërisht, menaxhimi i dobët me pandeminë nga Qeveria Hoti, që ka shtyrë ata të marrin një iniciativë të tillë.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Vetëvendosjes, ka thënë se mocioni ndaj Qeverisë është parë si nevojë e domosdoshme për të ndal keq menaxhimin me pandeminë.

Vetëvendosje e cila kishte kritikuar ish-partnerin e koalicionit LDK-në, e cila po ashtu në kohën kur vendi përballej me pandeminë COVID-19, kishte iniciuar mocionin për rrëzimin e Qeverisë Kurti, vlerëson se mocioni i iniciuar nga ta dallon shumë nga ai LDK-së.

“Ai dallon thelbësisht nga mocioni që ishte bërë për rrëzimin e Qeverisë së udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, për faktin se ai ishte bërë për kundër pandemisë, kurse ky mocion po bëhet pikërisht për shkak të pandemisë, duke qenë se ka një pajtueshmëri të padiskutueshme se menaxhimi nuk është aspak në nivel, për të mos thënë që është inekzistent me shifrat tash alarmante ku brenda vetëm dy muajve kemi 270 të vdekur”.

“Prandaj kjo është paraqitë si nevojë edhe domosdoshmëri për ndërhyrje të drejtpërdrejtë të këtij cikli të keq të menaxhimit”, është shprehur Kryeziu.

Por, për ta realizuar iniciativën e tyre, Vetëvendosje po kërkon bashkëpunimin edhe të tjetrës parti opozitare, PDK-së, me të cilën deri më tani nuk ka pasur ndonjë bashkëpunim.

Kryeziu ka thënë se presin që PDK të jap mbështetjen e tyre për të cilën sipas tij, janë shprehur edhe publikisht.

“Ne kemi bërë thirrje të enjten, deri më tani kemi 31 nënshkrime, shefi i grupit tonë parlamentar Rexhep Selimi është në pritje të PDK-së që ti jep komentet e saj në kuadër të tekstit të mocionit dhe të ofrojnë përkrahjen e tyre të cilën e kanë thënë publikisht, paraprakisht”.

“Konsideroj që ky far lloj komunikimi me PDK-në po ndodh në kuadër të suazave të partive në opozitë që kanë një qëllim të përbashkët”, ka thënë ai.

Por, PDK ka shprehur interesim që ta rrëzojë Qeverinë Hoti, por për të ndodh kjo, Vetëvendosje duhet t’i sigurojë 40 nënshkrime për ta proceduar mocionin në Kryesi të Kuvendit, pasi partia e Veselit nuk do t’i jap nënshkrimet që të procedohet në kryesi.

E për zëdhënësin e VV-së, ajo çfarë deklaron PDK, është kontradiktore

“Brenda fjalisë ka kontradikta mes vete, në qoftë se është në parim për rrëzimin e qeverisë, pse duhet të jetë kundër për nënshkrimin e mocionit, kur si në rastin e parë dhe të dytë, rezultati është i njëjtë, rrëzimi i Qeverisë. Ata nuk e kanë pasur problem rrëzimin e Qeverisë në kohë pandemie, atëherë kur pandemia po menaxhohej mirë, dhe sot nuk ka se si të jetë pandemia, arsyeje për mos rrëzimin e Qeverisë, pikërisht që kjo e fundit po bënë një keqmenaxhim për të cilën edhe vet zyrtarët më të lartë të PDK-së, pajtohen”, është shprehur ai.

Kryeziu, ka thënë se do t’i komunikojnë të gjithë ata që përkrahin nismën e tyre, kur është pyetur nëse do të kërkojnë votat e minoriteteve jo serbe, të cilat po ashtu kishin votuar për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.

“Ne do të komunikojmë me të gjithë ata që të cilët shprehin vullnetin për ta mbështetur nismën tonë dhe ne presim që fillimisht nisma jonë të mbështetet nga paritë opozitare që kanë pasur qëndrime publike se janë pro dhe gjithmonë rrëzimit të Qeverisë”, është shprehur Kryeziu.

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar të enjten për nismën e saj për rrëzimin e Qeverisë Hoti përmes mocionit të mosbesimit. Dhe deri tani përveç 31 votave të deputetëve të saj nuk ka siguruar ndonjë votë tjetër.

Që një mocion mosbesimi të procedohet për në Kuvend duhet së paku 40 vota. Ndërsa nëse mocioni hynë si rend dite në seancën e Kuvendit, për të kaluar, pra për rrëzimin e Qeverisë duhen së paku 61 vota/eo.

Më Shumë

Policia shqipton 1.521 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1521 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Osmani merr pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në tubimin përkujtimor në 25 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe, me fillim të...

Lajmet e Fundit