20.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Driton Selmanaj denoncon në Polici publikimin e mesazheve të komunikimit me kolegët e tij

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka denoncuar në Policinë e Kosovës, rastin e publikimit të disa mesazheve kinse ai duke komunikuar me kolegun e tij, Arben Gashi, për tu përgatitur rreth zhvillimit të propagandës ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Insajderi.

Sipas disa mesazheve të publikuara në një faqe me emrin e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Selmanaj diskuton me deputetin tjetër Arben Gashi se si të organizohen dhe të fillojnë propagandën ndaj VV-së.

Selmanaj për Insajderin ka konfirmuar denoncimin në polici, për zbardhjen e këtij rasti dhe, sipas tij, ata që kanë bërë montime të tilla të dalin para drejtësisë.

“Para pak minutash bëra denoncimin në Policinë e Kosovës. Dua të shprehë vlerësimet e mia për profesionalizmin e treguar nga ana policisë së Kosovës në identifikimin e personave që kanë gisht në fabrikimin, montimin dhe falsifikimin e kinse komunikimeve të mia me kolegët e LDK-së. Shpifësit, mashtruesit, fabrikuesit, linçuesit do të përballen me organet e drejtësisë! Ata nuk e meritojnë lirinë!”, ka thënë Selmanaj për Insajderin.

Edhe gjatë ditës, deputeti Selmanaj, për Insajderin ka thënë se këto janë linçime që janë duke u bërë me montime në stilin e shërbimeve sekrete sllave. /Insajderi.com

Më Shumë

Suhareka inkuadrohet në Superligë

Suhareka është shpallur kampion në Grupin A, duke ju bashkuar FC Ferizaj si dy skuadrat që inkuadrohen në Superligën e Kosovës për sezonin e...

Vdes Duane Eddy – një nga etërit themelues të rock ‘n’ rollit

Kitaristi amerikan Duane Eddy, i konsideruar nga shumë njerëz si një nga baballarët themelues të rock and roll, vdiq në moshën 86-vjeçare. ”Vdekja e tij...

Lajmet e Fundit