27.6 C
Prizren
E enjte, 13 Gusht, 2020

Emrat e 46 zëvendësministrave të Qeverisë Hoti

Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti ka nisur t’i përngjajë përbërjes së Qeverisë së dikurshme të Ramush Haradinajt, për nga emërimi i zëvendësministrave. LDK-ja në koalicion me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet deri tash ka emëruar 46 zëvendësministra, me disa ministri që kanë nga pesë zëvendësministra.

Në listën e 16 ministrive janë tri me nga pesë zëvendësministra. Qeveria Hoti ka emëruar pesë zëvendësministra në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, atë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe në Ministrinë e Bujqësisë.

Shumica e zëvendësministrave janë burra. Nga 46 të emëruarit në këtë post, vetëm 8 janë gra. Në përqindje kjo përkthehet në më pak se 20 për qind, raporton KOHA.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, që për ministër ka Besian Mustafën, zëvendësministra i ka pesë burra. Enver Hoti, Erxhan Galushi, Bajram Kastrati, Bahrim Shabani Nehat Ramadani janë caktuar zëvendësministra në MBPZHR.

Te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e udhëhequr nga Vlora Dumoshi, zëvendësministra janë caktuar Engelbert Zefaj, Qazim Rrahmani, Valdete Bajrami, Arbër Grabovci e Halil Matoshi.

Blerim Kuçi udhëheq me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. Aty zëvendësministra janë caktuar Muharrem Sfarqa, Sema Ispahiu, Rexhep Kadriu, Muharrem Nitaj e Burbuqe Bakia-Deva.

Artan Berisha, Arton Retkoceri, Hamza Balje e Xhavit Zariqi janë zëvendësministra në Ministrinë e Infrastrukturës së udhëhequr nga Arban Abrashi.

Te Ministria e Punëve të Brendshme, e udhëhequr nga Agim Veliu, zëvendësministra janë emëruar Agron Bacaj, Yildiray Bayram, Zafir Berisha e Milan Radojeviq.

Edhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e udhëhequr nga Meliza Haradinaj-Stublla ka katër zëvendësministra. Bekim Brestovci, Teuta Sahatqija, Gani Dreshaj e Muhamet Brajshori kanë marrë poste aty.

Tre zëvendësministra i ka Ministria e Financave e udhëhequr nga Hykmete Bajrami. Agim Krasniqi, Kushtrim Bahrimaj dhe Jasmina Jovanoviq janë zëvendësministra aty.

Bashkim Krasniqi, Besart Dreshaj e Adnan Redzeplar janë emëruar zëvendësministra në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të udhëhequr nga Skënder Reçica.

Shumica e ministrive të tjera kanë nga dy zëvendësministra të emëruar deri tash.

Në Ministrinë e Shëndetësisë të udhëhequr nga Armend Zemaj zëvendësministra janë emëruar Resul Makreshi e Pjetër Ndou.

Te ministria e udhëhequr nga Anton Quni, ajo e Mbrojtjes, janë emëruar për zëvendësministra Muhamedali Mergjollari dhe Sadika Kofrcin.

Nga dy zëvendësministra kanë edhe MAPL-ja e udhëhequr nga Goran Rakiq, dhe ajo e Tregtisë dhe Industrisë e udhëheuqr nga Vesel Krasniqi. MAPL-ja ka për zëvendësministre Fatbardha Eminin dhe Magbule Shkodrën, ndërsa Nexhat Ramadani e Qerim Bajrami janë zëvendësministra në MTI.

Ministria për Kthim e udhëhequr nga Dalibor Jevtiq ka për zëvendësministër Enis Sulejmanoviqin dhe Selim Kryeziun.

Deri tash janë tri ministri që kanë vetëm nga një zëvendësministër. Ajo e Drejtësisë e udhëhequr nga Selim Selimi ka zëvendësministër Florian Dushin, ajo e Arsimit e udhëhequr nga Ramë Likajn e ka zëvendësministër Driton Bardheci dhe ajo e Zhvillimit Rajonal e udhëhequr nga Ervis Kervan ka për zëvendës Eldis Abazin.

Koalicioni i kaluar qeverisës, Vetëvendosje-LDK me kryeministër Albin Kurtin, kishte 29 zëvendësministra. Tash kur LDK-ja është partnere kryesore në Qeveri me AAK-në, Nismën Socialdemokrate dhe minoritetet, ka rritur numrin e zëvendësministrave në 46. Por kampion me zëvendësministra mbetet Qeveria e koalicionit PDK, AAK, Nisma Socialdemokrate me Ramush Haradinajn kryeministër, e cila kishte më shumë se 80 zëvendësministra.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizren, 30 ditë paraburgim për burrin që rrahu gruan dhe vajzën e mitur

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...

Ndërron jetë një pjesëtar i Policisë së Kosovës

Ka ndërruar jetë Maliq Hoti, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Njoftimi është bërë i ditur nga familjarët, në...

14 të vdekur nga COVID-19 brenda 24 orëve në Kosovë

“Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, ka njoftuar IKSHPK Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar...

9 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 475 mostra të marra nga ShSKUK...

“Pusho shqip”/ Kanionet e Osumit, perla e natyrës për të apasionuarit e turizmit të aventurës

Kanionet e Osumit janë një perlë e natyrës, ku të apasionuarit e turizmit të aventurës kanë mundësi të zhvillojnë edhe shëtitjet profesionale me rafting,...

Befasohet Barcelona, një lojtar rezulton pozitiv me koronavirus

Rast me koronavirus te Barcelona. Ekipi i famshëm spanjoll, ka marrë lajmin e keq dy dutë përpara sfidës çerekfinale kundër Bayern Munchen në Champions...

Era Istrefi në përgatitje për këngën e re, fotografohet në një studio muzikore

Era Istrefi është ndër këngëtaret shqiptare që ka arritur të thyej kufijt shqiptar, duke u bërë kështu pjesë e skenës ndërkombëtare. Ajo së fundmi nuk...

Bilanci i sotëm me COVID-19 në Malishevë: 1 i vdekur dhe 7 raste të reja

COVID-19, sot i ka marrë jetën një personi nga Komuna e Malishevës, ndërsa janë regjistruar edhe 7 raste të reja. Të dhënat janë konfirmuar...

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se ky futbollist do t’i bashkohet Kosovës

Kombëtares së Kosovës në futboll së shpejti do t’i bashkohet edhe një futbollist nga Evropa. Fjala është për sulmuesin Edi Sylisufaj, i cili luan për...

Publikohet lista e laboratorëve privatë që do të kryejnë teste serologjike dhe molekulare për COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se Bordi ka shqyrtuar 34 aplikacione të institucioneve private shëndetësore lidhur me testime molekulare dhe serologjike, ndërsa...

Në Prizren shqiptohen 466 gjoba dhe 773 fletëparaqitje për mosmbajtje të maskës

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid19,...

Conte flet pas kualifikimit në gjysmëfinale

Trajneri i Interit, Antonio Conte, ka thënë se skuadra e tij dëshiron t’i shkojë deri në fund Ligës së Evropës, pas kualifikimit në gjysmëfinale...

Prizreni me mungesë të respiratorëve

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, në një lidhje direkte në Mëngjesi në Kanal10, ka treguar se në këtë komunë janë 128 raste aktive me...

Immobile drejt rinovimit, bomberi: Lazio më ka dhënë shumë, këtu deri në fund

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi kryeqytetas. Italiani i cili barazoi rekordin e Higuain...

Prizren: Paraburgim ndaj dy të dyshuarëve për shpërndarje të lëndëve narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej...

Champions League: Jo vetëm Barcelona e Bayerni, sot sytë edhe nga Drita

Manchester City dhe Lyon u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League, ndërkohë që ditën e sotme do të zhvillohen edhe dy përballje të tjera...

Lajmet e Fundit

Kapet me substancë narkotike, arrestohet një person në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një të dyshuar mashkull pasi tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e...

Vërshimet kanë shkaktuar dëme të mëdha në Dragash

Kryetari i komunës së Dragashit, Shaban Shabani, ka folur për vërshimet e shkaktuara në fshatrat e kësaj komune në javen e kaluar. “Dëmet që janë...

Vaksina amerikane për COVID-19 është duke funksionuar

Një vaksinë për COVID-19 e krijuar nga kompania farmaceutike Pfizer ka kaluar testimet për siguri dhe efikasitet në testimet fillestare klinike, thuhet në një...

KMDLNj kërkon të hiqet pagesa për teste në laboratorët private

Këshilli për Mbrojtje të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) thotë se qytetarët e Kosovës nuk duhet të paguajnë për t’u testuar për COVID-19...

Fjalimi i fundit madhështor i Gjergj Kastriotit

Fjalimi i më poshtëm, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, është marrë në librin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire” të autorit Stephan Zannowich. Teksti...