17.2 C
Prizren
E shtunë, 11 Korrik, 2020

Filloi ndërtimi i objektit të shkollës “Habib Berisha” në Gurbardh të Malishevës

Në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit, Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, sot në fshatin Gurbardh, ka filluar ndërtimi i objektit të ri të shkollës, e cila mbanë emrin e dëshmorit të kombit, Habib Berisha. Betonin e parë në themelet e kësaj shkolle, i vuri i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në vënien e gurthemelit të objektit të shkollës, morën pjesë, familjarë të dëshmorëve të kombit nga fshati Gurbardh, Habib e Hamdi Berisha, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Blerim Thaçi, drejtor të drejtorive tjera komunale, menaxhmenti dhe arsimtarët e kësaj shkolle dhe banorë të fshatit.

“Ne po ndërtojmë këtë shkollë, sikur edhe shkollat tjera, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, ndërsa e juaja mësimdhënës është që t’iu jepni dije sa më shumë nxënësve, të rrisni cilësinë në arsim. Kjo shkollë, mbanë emrin e madh të dëshmorit Habib Berisha dhe të gjithë ne jemi krenar, por krahas krenarisë, ne duhet të punojmë edhe më shumë në rritje të cilësisë në arsim dhe me rezultate korrekte, sepse dëshmorët kanë dhënë jetën për këtë, që ne sot të jetojmë të lirë dhe të punojmë për kombin, e kjo më së miri bëhet përmes arsimimit”, tha mes tjerash kryetari Begaj, i cili i uroi të gjithë banorët e fshatit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Habib Berisha” në Gurbardh.

Ndërsa nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, tha se “ndërtimi i kësaj shkolla po fillon në vigjilje të shënimit të 16 Qershorit-Ditës së Dëshmorëve dhe Ditës së Çlirimit të Malishevës, dhe aktivitetet e tilla do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me fillime të projekteve të reja dhe përurime të projekteve të ndryshme”.


Ndërtimi i këtij objekti shkollor, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës, ndërsa kjo shkollë, sipas drejtorit të saj, Gazmend Berisha, ka rreth 300 nxënës dhe ndërtimi i objektit të ri dhe krijimi i kushteve më të mira për mësim, ka qenë shumë i nevojshëm, dhe për këtë e ka falënderuar Komunë ne Malishevës, pasi tashmë ka filluar ndërtimi objektit të ri të shkollës sipas standardeve.

- Advertisement -

Më Shumë

Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion, transmeton portali "PrizrenPress". Rasti ka ndodhur...

Ennio Morricone në intervistën e fundit: Kam qarë vetëm…

“Kam qarë vetëm dy herë në jetën time, njëherë për “Mission” dhe për Papë Françeskun”. Këto kanë qenë fjalët e kompozitorit të njohur italian...

Kosova ka histori të shenjtëruar, asgjë nuk e zbeh atë

Shkruan: Kudusi Lama Shqiptarët në gjithë jetën e tyre nën pushtimin serb e jugosllav janë ndeshur me pushtuesin pa ndërprerje për ta fituar lirinë. Nuk...

Masat kundër pandemisë që u ndërmorën sot nga Qeveria Hoti

Qeveria në krye me Avdullah Hotin ka vendosur masa në kuadër të menaxhimit të situatës kritike të krijuar nga COVID-19. Hoti pas mbledhjes me përfaqësues...

Tetë kolegje nuk akreditohen, tri prej tyre do të mbyllen

etë nga 14 institucionet e arsimit të lartë që kanë qenë në proces për akreditim institucional nuk janë akredituar nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë...

Juventus hedh sytë nga bomberi i Premierligës

Klubi i Juventusit ka disa kohë që flitet se do të afrojë një sulmues në merkaton e verës. Emra si Cavani, Dzeko apo dhe...

Humanisti Halil Kastrati propozohet për Qytetar Nderi i Prizrenit

Humanisti Halil Kastrati është propozuar për titullin “Qytetar Nderi” i Prizrenit. Propozimi është bërë nga LDK-ja në këtë qytet, shkruan “PrizrenPress”. Shefi i grupit të këshilltarëve...

100 raste aktive me koronavirus në Prizren

Drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Prizren, Fadil Kryeziu ka folur për gjendjen me Covid-19 në këtë regjion Ai tha se në Prizren...

Shtyhet për 20 shtator mbajtja e provimeve pranuese për studentë të rinj

Provimi pranues për studentët e rinj në institucionet e arsimit të lartë nuk pritet të mbahet deri rreth datës 20 shtator. Kjo për shkak se...

Komisioni Komunal i Aksionarëve në Prizren raporton borxhe milionëshe të ndërmarrjes “Ekoregjioni”

Raportimi i anëtarëve të Komisionit Komunal të Aksionarëve nga Komuna e Prizrenit në ndërmarrjen publike “Ekoregjioni” lidhur me operimin në vitet e shkuara të...

Nuk e respektoi orën policore, arrestohet një person në Prizren

  Një person është arrestuar në Prizren, pasi nuk ka respektuar orën policore të COVID-19. “Nga njësiti policor është ndaluar i dyshuari mashkull kosovar i cili...

Majk tregon problemet ekonomike dhe psikologjike që i ka shkaktuar COVID-19

Këtë të martë në “Edicioni Veror 2020”, ka qenë i ftuar artisti i njohur Majk. Kastriot Rexha, i njohur ndryshe si Majk, vazhdon të mbetet...

Wilder nuk është ende gati, WBC jep OK-in për derbin britanik

Triologjia e peshave të rënda në boks mes Tyson Fury dhe Deontay Wilder është në dilemë. Boksieri amerikan nuk është ende gati për t’u rikthyer...

Liverpool dhe Thiago arrijnë marrëveshje

Liverpool ka arritur marrëveshje me yllin e Bayern Munich-it, Thiago Alcantara, kurse gjiganti gjerman nuk do e ndalojë këtë lëvizje. Spanjollit i skadon kontrata në...

Hapet Qendra Artizanale në Prizren

Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik sot ka bërë hapjen e Qendrës Artizanale dhe të kurseve në pesë fusha të...

Testi i Maturës, në shkollën “Gjon Buzuku” në Prizren janë testuar 42 maturantë

Të premten është organizuar Testi i Maturës për nxënësit kosovarë që janë pranuar në universitetet jashtë Kosovës dhe që kanë pasur nevojë për pikët...

Lajmet e Fundit

Në Prizren 29 gjoba të shqiptuara ndaj bizneseve të gastronomisë

Zyrtari nga Komuna e Prizrenit, Islam Thaçi për RTV Dukagjinin ka thënë se si pasojë e mosrespektimit të masave nga objektet afariste të gastronomisë...

Prizreni me 16 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se të premten në Komunën e Prizrenit janë konfirmuar 16 raste të reja...

Haxhi Avdyli ofshanë: Ah ku je katandis LDK’ja ime

Deputeti i LDK’së Haxhi Avdyli ka reaguar pas përplasjes së në Kuvend të dy anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Debati sonte në Kuvend...

Flet Xhavit Ukaj, deputeti që iu vërsul Osmanit, tregon arsyen e veprimit të tij

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhavit Ukaj, ka folur për Express lidhur me incidentin që ndodhi në...

Deputeti i LDK-së Xhavit Ukaj, i vërsulet Vjosa Osmanit

Deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj i është vërsulur kryetares së kuvendit, Vjosa Osmanit. Menjëherë pas veprimit të tij është ndërprerë senaca e Kuvendit të Kosovës. “Ndërpritet...