22.3 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

Fillon një shërbim i ri në kujdesin parësor shëndetësor në Prizren

Komuna e Prizrenit nga sot ka filluar të ofrojë edhe një shërbim të ri në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

Analizat e vitaminës D, B dhe B12, si dhe analizat e heliobakterieve tani e tutje do të mund të kryhen në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, njofton komuna, përcjell PrizrenPress.

“Me këtë rast, komuna e Prizrenit bëhet komuna e parë me ofrimin e analizave të tilla në institucionet e kujdesi parësor shëndetësor, ku qytetarët do të mund të përfitojnë nga këto shërbime me kosto shumë më të arsyeshme se sa ato që bëhen në ordinanca private”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, për rastet jourgjente të analizave të tumormarkerëve, të cilat kanë filluar të ofrohen kohë më parë, do të ofrohen shërbime vetëm ditëve të shtunë, në mënyrë që të evitohet numri i madh i kërkesave gjatë javës./PrizrenPress.com

Fotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e PrizrenitFotografia e Komuna e Prizrenit

Më Shumë

Tre arinj futen në oborrin e një shtëpie në Hoçë të Prizrenit, u vërsulen disa banorëve që i incizonin

Tre arinj janë parë në oborrin e një shtëpie në fshatin Hoçë të Prizrenit. Prezenca e tyre ka krijuar shqetësim te banorët e zonës. TV Prizreni publikoi...

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Bislimaj: Rikthimi i Fatmir Limaj do ta forconte kampin politik të PDK-së

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizren, Alban Bislimaj, ka deklaruar se rikthimi i Fatmir Limaj në një rrugëtim të...

Lajmet e Fundit