15.4 C
Prizren
E enjte, 29 Tetor, 2020

Fillon regjistrimi i nxënësve në shkollën “Loyola” të Prizrenit

Shkolla “Loyola” në Prizren, ka filluar regjistrimin për nxënësit në klasat 1,6 dhe 10.

Regjistrimi për shkollën fillore bëhet duke u paraqitur personalisht në zyren e administratës në shkollën fillore. Për gjimnaz, mund të regjistroheni duke ardhur personalisht në zyrën e administratës në gjimnaz ose duke plotësuar aplikacionin e regjistrimit online në webfaqen tonë. Për klasat 6 dhe 10 aplikantët i nënshtrohen provimit pranues në gjuhën amtare, matematikë dhe gjuhën angleze.

Ne ofrojmë mësim përgatitor për klasat 6 dhe 10, të shtunave gjatë muajve prill dhe maj. Jemi një organizatë jofitimprurëse, megjithatë nëse
vërtetohet që familja nuk është në gjendje të paguajë shkollimin atëherë ofrojmë përkrahje sociale financiare.

Shkolla ‘Loyola’ ndodhet në zemrën e qytetit të lashtë të Prizrenit, ndërsa shkolla e mesme e ulët dhe e lartë si dhe konviktet ndodhen në një fqinjësi të qetë në periferi të Prizrenit.

Ndërtesat tona ofrojnë një mjedis të sigurtë dhe të shëndetshëm. Rezultatet e larta akademike tregojnë qartë si motivimin e nxënësve, ashtu edhe kualifikimet e arsimtarëve. Në shkollën fillore nxënësit mësojnë gjuhën angleze që nga klasa e parë. Në klasën e tretë i shtohet gjermanishtja si gjuhë e dytë e huaj. Ne, gjithashtu, mësojmë dhe bëjmë shumë muzikë.

Ofrojmë kujdes pas shkollor me një shujtë të ngrohtë, mbikëqyrje të detyrave të shtëpisë dhe kohë argëtimi deri në orën 4 pasdite. Në gjimnaz vazhdojmë të mësojmë anglisht dhe gjermanisht, por nxënësve u shtohet edhe gjuha latine, si gjuhë e tretë e huaj. Më vonë nxënësit mësojnë edhe ekonomi dhe etikë.

Programet ndërkombëtare: Shkëmbim i nxënësve me shkolla gjermane, përgatitje për TOEFL dhe ECDL, pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme shkollore dhe jashtëshkollore janë pjesë e programit tonë. Laboratorët modernë për shkenca dhe teknologji informative mundësojnë metoda bashkëkohore në mësimdhënie.

Objekte të mëdha sportive të brendshme dhe të jashtme mbështesin orët mësimore dhe aktivitetet gjatë kohës së lirë. Shkolla jonë e muzikës stimulon hobi kreativ.

Parlamenti i nxënësve ndihmon në krijimin e përgjegjësisë dhe përvojave demokratike.

Jeta në konvikt, jo vetëm që është e dobishme, sa i përket mësimnxënies, por gjithashtu ndihmon në përmirësimin e aftësive sociale, bashkëpunim dhe pavarësi. Çdo fundjavë konviktorët janë të lirë për të shkuar në shtëpi.

Kontakti për më shumë informata:
+377 (0)44 434 087 – alg-info@alg-prizren.com – www.alg-prizren.com
Loyola-Gymnasium – Administrata – Rr. e Tranzitit, Petrovë – 20000 Prizren

Kliko linkun

file:///C:/Users/PC/Downloads/2019-01-ANNONCE-Kosovo-v-1.pdf

 

 

 

- Advertisement -

Më Shumë

Bashkimi dhe Prishtina synojnë trofeun e Superkupës

Sigal Prishtina dhe Bashkimi do të ballafaqohen të dielën në Pejë në finalen e Reload Superkupës së Kosovës në basketboll. Bardhekaltrit e kishin fituar edhe...

Në Komunën e Malishevës angazhohen 30 praktikantë

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar në mes të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) dhe Agjencisë së Punësimit në Republikën e Kosovës...

Autostrada Shkup-Kosovë do realizohet për dy vite e gjysmë

Kryeministri Zoran Zaev tha se nëse përgatitjet përfundojnë deri në fund të vitit, autostrada nga Shkupi në kufirin me Kosovën mund të jetë gati...

Edhe bizneset joaktive përfituan nga Fondi për rimëkëmbje

Kryetari i Aleancës Kosovare të Biznesiti, Agim Shahini, thotë sa biznese me status joaktiv në Kosovë dyshohet se kanë përfituar nga Fondi për rimëkëmbje...

Bashkim Beshi ishte futbollisti i Lirisë

Ish-futbollisti i Lirisë, Bashkim Beshi, ka vdekur sot në moshën 52-vjeçare, njofton klubi i Ligës së Parë. Beshi vdiq mëngjesin e së dielës si gjykatës...

Mësohet se kur mund të rikthehet në fushë Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka pësuar një lëndim në ndeshjen e zhvilluar kundër Liverpoolit, lëndim ky që pritet ta mbajë jashtë fushës...

Vazhdojnë punimet për Muzeun e Dëshmorëve në Landovicë

Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE) në Prizren njofton se punimet për restaurimin e Kompleksit Memorial të Dëshmorëve në Landovicë, po vazhdojnë me...

Duda Balje mahnit me foton e fundit, e quajnë 19 vjeçare

Duda Balje është deputetja më e komentuar në Kuvendin e Kosovës. Ajo shquhet edhe si femër me linja perfekte, ku përkundër moshës që ka, vazhdon...

Fermerët përiftojnë 40 motokultivatorë nga Komuna e Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e mekanizmave...

Ka vdekur në New York aktori Shkëlzen Rraci

Ka vdekur sot në moshën 44 vjeçare aktori i njohur kosovar, Shkëlzen Rraci. Lajmin e ka konfirmuar aktori Xhalal Haliti. Ai ka bërë të...

Pirlo: Vendoset sonte për Ronaldon, Messi duhet trajtuar ndryshe

Andrea Pirlo, trajneri i Juventusit, ka dhënë konferencën e radhës për shtyp para ndeshjes me Barcelonën, ndërkohë që foli ose situatën e Cristiano Ronaldos,...

Kryetari i Rahovecit flet për historinë e përdorimit të gjuhës bullgare në këtë qytet

Në shumë familje në Rahovec për dekada është komunikuar në gjuhën bullgare. Një veprim i tillë vazhdon edhe sot por shumë më pak. Për...

Tridhjetë e dy pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Tridhjetë e dy pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj tha se 2 prej tyre...

Kosova rrezikon në arbitrazh me IuteCredit

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në një konferencë për media ka bërë të ditur dy rastet që Kosova i ka fituar kohëve të fundit...

Pse disa njerëz vishen vetëm me të zeza?

Në mos në shoqëri, në punë a në shkollë duhet të keni dikë që vesh gjithnjë të zeza. Në ditë të mira mund ta...

Ngritet memoriali i komandant “Drinit” në Prizren

Komandant "Drini" sot u nderua nga i gjithë qyteti i tij, Prizreni. Veprën e Ekrem Rexhës qytetarët do të mund ta nderojnë edhe para memorialit...

Lajmet e Fundit

Dy prizrenas arrestohen pasi ndoqën një person i cili ra më pas nga një lartësi

Dy persona janë arrestuar pasi që po dyshohen se kanë ndjekur një person tjetër i cili gjatë ikjes ka rënë nga një lartësi dhe...

Lajm i mirë: Nesër dalin pagesat e dyfishta për përfituesit e asistencës sociale

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka njoftuar se nesër do të dalin pagesat e dyfishta për muajin tetor për përfituesit e asistencës sociale. Sipas saj,...

4 nxënës dhe 15 mësimdhënës në Prizren rezultojnë pozitivë me COVID-19

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Prizrenit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës të vitit 2020 ku është bërë e ditur...

Shtabi Komunal Emergjent e vlerësoi të qetë situatën me covid-19 në Malishevë

Shtabi Komunal Emergjent, për menaxhimin e situatës pandemike me covid-19 në Komunën e Malishevës, i drejtuar nga nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha, sot e...

Tridhjetë e dy pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit

Tridhjetë e dy pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Prizrenit. Drejtori i këtij spitali, Afrim Avdaj tha se 2 prej tyre...