Konkursi për mësimdhënëse në Dragash – Raportohet për nepotizëm

ër konkursin e fundit, të shpallur nga ana e Drejtoria Komunale e Arsimit në Dragash, sërish po ka ankesa, madje edhe akuza për nepotizëm.
Partia që e ka konsideruar si të tillë, është Vetëvendosje, e cila bën thirrje për ndërprerjen e kësaj dukurie.

“Si çdo herë, edhe këtë rradhë po ndodhin keqpërdorime të dukshme. Nepotizmi, përveç që është bërë pjesë e pandashme e këtij sistemi qeverisës, është shëndrruar edhe në inponim. Nuk ka rëndësi, nëse je profesionalisht i përgatitur për një pozicion të caktuar, rëndësi ka a je përkrahës apo familjar i partisë uzurpatore të sistemit”, ka shkruar në facebook këshilltari i vetëm i këtij subjekti në Kuvendin e Komunës së Dragashit, Laurat Krasniqi, duke specifikuar se dy të përzgjedhurat për mësimdhënëse janë vajza e nënkryetarit të Komunës dhe vajza e ish-drejtorit të DKA-së në Dragash.

Vetëvendosje e ka akuzuar qeverisjen lokale edhe për mostransparencë dhe ka premtuar se, me qeverisjen e tyre do të zhduket ky fenomen. Lajmi tashmë ka marrë përmasa në nivel të Kosovës, pasi është raportuar në media nga anonimët, të cilët kanë mundur të jenë në rivalitet me të përzgjedhurat /radio sharri/

Më Shumë

Totaj priti një delegacion të lartë të FMN-së

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të lartë nga institucionet financiare ndërkombëtare, i cili po qëndron në Kosovë...

Kosova shkëlqen në Ballkanikun e Çiklizmit, Festim Kurti fiton medaljen e bronztë

Për tri ditë me radhë, Kosova ishte qendra e çiklizmit ballkanik, duke organizuar me sukses BCU Kampionatin Ballkanik të Çiklizmit Rrugor 2026, ku morën...

Lajmet e Fundit