9.7 C
Prizren
E premte, 30 Tetor, 2020

Flutura Açka sjell librin që s’mundi ta shmangë…

Dy vite pas humbjes së djalit të vetëm, shkrimtarja e njohur Flutura Açka shkruan librin më të vështirë te jetës së saj. Ai është një rekuiem, një autofiksion qe rrëfen raportin me fëmijën e mahnitshëm që jetoi pak, por e shijoi botën në plotësinë e saj.

“Biri’ është një libër që nuk munda ta shmangia. U përpoqa shumë, por nuk arrita ta shmangia. Nuk arrija të punoja dot me asgjë tjetër. Humbjet e kësaj natyre, janë humbje ku e ke të vështirë të orientohesh, është një hon nga ku nuk do të dalësh” – thotë Açka. Ajo e sheh atë edhe si një udhëtim në kërkim të dritës.

“Ka qenë një udhëtim shumë i vështirë. Ka qenë një terr i madh dhe jam përpjekur të ec për të gjetur dritën” – thotë shkrimtarja.

Ndonëse përbën një hulumtim të zisë së një nëne, ai mbetet krejt larg prej Ajkunes që qan Omerin. Për Açkën, “Biri” është krejt tjetër.

“Biri” është një libër për dashurinë, për dashurinë përmes humbjes. Ti e kupton atë ditë, çfarë frakture i ka ndodhur dashurisë tënde më të madhe. Ka qenë një udhëtim me mijëra pyetje. Përse unë? Im bir, më thoshte ‘përse, jo unë?’. Sepse në jetë, ne jemi të barabartë, si në dramë edhe në gëzime. Nuk jemi dot të përjashtuar. Unë e respektoj tim bir, jo vetëm si bir, por edhe si qenie”.

Faqe pas faqeje libri rrëfen udhëtimet e bisedat, shakatë e mbamendjet, si mënyrë për të ruajtur fort, secilin kujtim, me fanatizmin e atij që i ka të shtrenjta. Biri, Gega ose Mr.J, shpërfaqet i plotë dhe kaq i gjallë në bisedat me nënën, Flutneshën e tij.

“Kam rrëmuar shumë nëpër kujtime, për të mundur të ruaj çdo gjë prej tij. Kam rrëmuar dhe kam gjetur se është shumë i ngjashëm me mua. Duke rrëmuar, unë gjeta te biri, miniaturën time, ai ishte plazma ime dhe kjo është mbase, humbja më e madhe. Ai më mësoi të jetoja pa të, të pranoj humbjen e tij, më mësoi të vazhdoja, madje më urdhëroi të vazhdoja sepse më tha që ‘ti je shkrimtare, duhet të vazhdosh, fatet tona janë të ndara”.

Ne kopertinë është portreti i tij i mbramë, ndërsa në brendi dëshmia e një nënë që rrëfen dashurinë dhe dritën.

- Advertisement -

Më Shumë

Prizreni me 8 raste të reja me coronavirus

Në komunën e Prizrenit të premten janë shënuar 8 raste të reja me coronavirus. Kjo u bë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike...

Edhe një vdekje nga COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 932 mostra të...

Prizren, vijnë në jetë 49 fëmijë

Në Spitalin Rajonal të Prizrenit, gjatë gjashtë ditëve të fundit kanë ardhur në jetë 49 fëmijë. Teuta Gurgushka, udhëheqëse e Maternitetit, ka bërë të ditur...

PEN Qendra e Kosovës mban sot mbrëmje letrare për Anton Pashkun

Në kuadër të “Orës së Shkrimtarit” PEN Qendra e Kosovës vazhdon përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës. Përkujtimi i radhës i kushtohet prozatorit Anton...

Apelon IKSHPK: Virusi është kudo, respektoni në mënyrë strikte rekomandimet kundër COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, po apelon tek të gjithë qytetarët që t’ju përmbahen në mënyrë rigoroze, rekomandimeve për mbrojtje nga pandemia e koronavirusit. Sipas...

Mësohet se kur mund të rikthehet në fushë Van Dijk

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil van Dijk ka pësuar një lëndim në ndeshjen e zhvilluar kundër Liverpoolit, lëndim ky që pritet ta mbajë jashtë fushës...

Komuna e Prizrenit fillon aksionin për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme

Komuna e Prizrenit ka bërë me dije se sektori i menaxhimit të mbeturinave në kuadër të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, nga 1 deri më...

Parisi tërheq ambasadorin nga Ankaraja

Ky ishte reagimi diplomatik francez pas një sulmi verbal të presidentit Erdogan ndaj presidentit francez, që e akuzoi Macron për armiqësi ndaj islamit dhe...

Distria Krasniqi ngjitet në vend të parë në renditjen botërore

Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF), ka publikuar sot renditjen më të re olimpike. Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në tri ditët e...

Fjalime të vjetra të Hitlerit në ankand për 34 000 €

Shtëpia e ankandit duhet të ketë qenë nën presion të madh, për t’i hequr këto dokumente nga ky ankand, mirëpo asgjë nuk funksionoi: shënimet...

Bilanci COVID-19: Mbi 2 mijë raste aktive, 621 të vdekur, më shumë se 15 mijë të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtunën në raportimin 24 orësh rreth gjendjes me Covid-19, ka njoftuar se janë shënuar 166 raste...

Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset që ende s’i kanë pranuar mjetet për paga

Ministria e Financave ka kërkuar nga bizneset që të bëjnë përditësimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, në mënyrë...

KEK: Miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta

KEK njofton opinionin se miniera këtë vitë ka arritur rezultatet më të mira që nga pas lufta dhe rezultatet janë evidente. “Njëherit edhe  niveli i sigurisë...

10 raste të reja me COVID në Prizren

Në komunën e Prizrenit të shtunën janë shënuar 10 raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë nga qyteti i Prizrenit 7 raste dhe...

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për afatin e dytë

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin plotësues, afati i dytë, për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për...

Kompleksi i Xhamisë së vjetër në Laskovec merr statusin e monumentit në mbrojte shtetërore

Me propozim të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Xhamia e vjetër e fshatit Arbëri (Leskovec) i është shtuar regjistrit të monumenteve në...

Lajmet e Fundit

Çka do të ndodhë sot në Prizren ?

09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në...

Bashkimi me mund fiton ndaj Trepçës, Ylli i revanshohet Pontes

Mojeed Ewuosho dështoi në aksionin e fundit të Trepçës për t’i mundësuar skuadrës së Bashkimit që edicionin e ri në Superligën e Kosovës në...

Haskuka i gatshëm edhe për një mandat si kryetar i Prizrenit

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka i cili vjen nga partia Lëvizja Vetëvendosje, pohon se do që të rikandidojë edhe për një mandat të dytë...

Balaj: Javën tjetër do të ketë grevë nëse nuk zhbllokohen llogaritë e Telekomi

Lamih Balaj ka paralajmëruar se nëse nuk do të zhbllokohen llogaritë e Telekomit, përveç protestave para Qeverisë, sindikata do të mbajë edhe greva brenda...

Haskuka: Kam vizionin që ta bëj Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se e ka vizionin për ta bërë Prizrenin qytetin më të bukur në Ballkan. Ai për DESKUN e...