15.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Muhamed Thaçi: Besoj se Ylli fiton në fund, e mposht në finale Trepçën

Trepça dhe Golden Eagle Ylli janë me një këmbë në finalen e basketbollit kosovar pasi kanë krijuar avantazh prej 2-0 në ndeshjet gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës respektivisht Pejës.

Dje u zhvillua edhe ndeshja e dytë gjysmëfinale mes Trepçës dhe Sigal Prishtinës aty ku mitrovicasit triumfuan pas një ndeshje të ngushtë me rezultat 85-86.

Ish basketbollisti kosovar, Muhamed Thaçi gjatë një prononcimi në “GazetaBlic Sport” ka thënë se nuk pret befasi nga seria e gjysmëfinaleve dhe potencon se pret që Trepça dhe Ylli të kryejnë punë në ndeshjet e radhës duke mbyllur seritë me rezultat 3-0.

“Ylli është në një formë shumë të mirë, nuk jam befasur që ka mposhtur Pejën. Prishtina më ka befasuar është dashur të ishte 1-1, megjithatë Trepça është ekip më i mirë. Mendoj që në fund Ylli bëhet kampion”, tha Thaçi për GazetaBlic Sport.

Tutje, Thaçi tregoi edhe për aventurën e tij si trajner në Izrael ku menaxhon skuadrën e Elitzur Ramla.

“E kemi fitu Superkupën, e kemi fitu titullin, kemi humbur finalen në kupë. Është sukses i madh, ekipi im është më i miri në histori të basketbollit izraelit. Kemi pasur serinë 34-2. Vetëm dy humbje. Kam vazhduar kontratën për dy vite. Besoj që do të luajmë edhe në Euro Kupë që është arritje shumë e madhe”, tha ai për GazetaBlic Sport.

Më Shumë

Shkëlqeu me Prizrenin vjet, Leonard Memaj i bashkohet Drinit të Bardhë

Klubi futbollistik Drini i Bardhë ka bërë përforcimin e radhës për sezonin e ri, duke afruar sulmuesin Leonard Memaj, i cili sezonin e kaluar...

Kurti i fton në takim të përbashkët liderët e partive politike

Kryetari i VV-së, Albin Kurti i ka ftuar në takim të përbashkët liderët e partive politike pas aktgjykimit të djeshëm të Gjykatës Kushtetuese lidhur...

Lajmet e Fundit