21.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Gati “The Park Festival”

“The Park Festival 2020” vazhdon me një dëshirë dhe mision të vetëm këtë vit, ku nëpërmjet artit të muzikës – do ta kompensojmë kohën dhe shqetësimet që përjetuam deri më tani.  Kështu paralajmërojnë organizatorët The Park Festival, ndërsa informojnë se edicioni i dytë të do të mbahet në datat 3, 4, 5 dhe 6 shtator në Gostivar.

“‘The Park Festival 2020’ është gërshetimi i ndikimit pozitiv të natyrës dhe artit në mesin e aktualitetit të hidhur dhe rutinës stresuese. Dëshira për të ikur nga realiteti dhe ushqimi i shpirtit nëpërmes vlerave të mirëfillta artistiko-kulturore që transmetohen nëpërmjet artit të muzikës është qëllimi kryesor i edicionit të dytë të The Park. Në një ambient të hapur që simbolizon lirinë e shumë dëshiruar, ‘The Park Festival’ sivjet vjen me një dëshirë të vetme, reflektimin pozitiv dhe çlirimin e shpirtit nëpërmjet muzikës. Duke qenë të vetëdijshëm me situatën në të cilën ndodhemi dhe rrethanat që i ka krijuar ajo, jemi plotësisht të përgatitur që ky edicion të zhvillohet sipas rekomandimeve dhe rregullave përkatëse të përgatitura nga ana e organeve kompetente”, thonë organizatorët.

Duke i pasur parasysh rrethanat e krijuara me pandeminë Covid-19, edicioni i sivjetshëm i “The Park Festival” është i paraparë të realizohet përsëri në hapësirat e parkut të qytetit në Gostivar, por këtë radhë të gjitha eventet do të ndiqen ulur. Numri i ulëseve është i kufizuar në 400.

Më Shumë

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Malisheva, bashkëfinancuese e edicionit të 4-të të Shkollës Verore Ndërkombëtare në Prizren

Komuna e Malishevës është bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren. https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ Përmes kësaj mbështetjeje, Komuna...

Lajmet e Fundit