4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Gramoz Berisha nga Suhareka pret familjarët e vrarë

Gramoz Berisha nga suhareka-kufomatPara 15 vjetësh ishte bashkë me të gjithë. Por tash i mori vetëm gjysmën e tyre. Gramoz Berisha të hënën kishte një detyrë të vështirë. 23-vjeçarit nga Suhareka i ra hise një barrë e madhe.

Ai duhej të pranonte dhe të nënshkruante se po merr anëtarët e familjes së tij me të cilët deri më 26 mars të vitit 1999 jetonte bashkë me ta. E bashkë me ta ishte edhe në momentin e fundit të jetës së tyre. Por Gramozi mori vetëm gjysmën e kufomave të anëtarëve të familjes së tij. 49 anëtarë të kësaj familjeje u vranë më 26 mars të vitit 1999 në picerinë “Kalabria” në Suharekë. Gramozi në atë kohë tetë vjeç ishte mashkulli i vetëm i Berishëve që i kishte mbijetuar kësaj masakre, më e madhja në Suharekë.

I plagosur së bashku me nënën e tij Vjollcën dhe gruan e axhës, kërcyen nga kamioni i cili po bartte kufomat e të vrarëve për t’i humbur gjurmët e masakrës. Që nga ajo kohë Gramozi më s’i ka parë më të dashurit e familjes së tij. Tash kur është bërë 23 vjeçar, atij do t’i duhet të përballet edhe me varrimin e tyre që do të mbahet të mërkurën me një ceremoni shtetërore krejt afër kafiterisë ku ka ndodhur masakra.

Të hënën në Prishtinë Gramozi dhe pjesëtarë tjerë të familjes Berisha pranuan 24 mbetjet mortore që janë gjetur në varreza masive e më pas janë identifikuar nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Në një tendë e vendosur në oborrin e këtij departamenti, u renditën 27 arkivole të mbuluara secila me flamur kombëtar. Prej 27 arkivoleve, 24 janë të Berishëve. /Tribuna/

Më Shumë

Vdes në QKUK personi që u aksidentua javën e kaluar në Prizren

Ka vdekur në QKUK personi i cili u aksidentua gjashtë ditë më herët në Prizren. Policia ka bërë të ditur se viktima ishte duke u...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit