10.1 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Haki Abazi e quan “duetin” me Haxhi Avdylin ushtri

Ish-zëvendësministri Haki Abazi, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të LDK’së, Isa Mustafa, i cili në një intervistë për Express tha se Vjosa Osmanit i kanë mbetur vetëm votat e “duetit Haxhi Avdyli & Haki Abazi”, pasi të tjerët i ka zhgënjyer.

Abazi ka shkruar në Facebook se Mustafës po i duket duhet një ushtri e ndryshimit.

“Ndërdija e Isës po flet- nga frika nuk po guxon me mendu faktin që zgjedhjet kanë me u mbajtë e VETËVENDOSJE ka me qenë forca politike që do e transformoj shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe Isen… Kot e ka Isa taktikën “përqaj e sundo”. LV dhe secili aktivist, edhe partitë tjera e kanë të qartë traktatin përqarës të Isës”, ka shkruar Abazi.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ndërdija e Isës po flet- nga frika nuk po guxon me mendu faktin që zgjedhjet kanë me u mbajtë e VETËVENDOSJE ka me qenë forca politike që do e transformoj shoqërinë shqiptare pa Rakiqin dhe Isen… Kot e ka Isa taktikën “përqaj e sundo”. LV dhe secili aktivist, edhe partitë tjera e kanë të qartë traktatin përqarës të Isës bashkë me portalet e financuara nga buxheti shtetit.

E ka për mbijetesë, e di që elektorati nuk kanë me ja falë, po as drejtësia jo:

Tradhëtinë e 6 tetorit

Fondin 3%

Hajninë e UFORK dhe transferin e fondit të MF

Dardania Bankën

Telefonat dhe faturat e Presidentit Rugova

Ahmet Krasniqin

Përvetsimet ne Union, TerraNova, Nënkalimin, Terminalet…

Nuk ka faj që një ushtri e ndryshimit po i duket duet!

Më Shumë

Bashkimi ndan rrugët me T.J. Bickerstaff

Me marrëveshje të dyanshme, KB Bashkimi ka përfunduar bashkëpunimin me basketbollistin T.J. Bickerstaff. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi përmes një njoftimi zyrtar,...

Hetime për vdekjen e një personi në Rahovec

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 1 shkurt 2026, rreth orës 15:32, është raportuar një rast i vdekjes në komunën e Rahovecit. Sipas raportit...

Lajmet e Fundit