1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte më të mira pune e jetese.

Kjo ditë lidhet me protestat dhe organizimet sindikale për orar 8-orësh të punës, paga të garantuara dhe siguri në vendin e punës. Një nga kërkesat e para publike është paraqitur në Australi në vitin 1885 me moton: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Historia e 1 Majit lidhet ngushtë me protestat masive të punëtorëve në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 1 maj 1886, ku dhjetëra mijëra punëtorë dolën në rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre. Një vit më vonë, më 1 maj 1887, në të njëjtin qytet u organizua një manifestim edhe më i madh dhe më i fuqishëm.

Që nga ajo kohë, 1 Maji u përqafua nga miliona punëtorë në mbarë botën dhe u organizua përmes lëvizjeve sindikale dhe organizatave që në fokus kishin pozitën socio-ekonomike të punëtorëve.

Sindikatat ndërkombëtare e shpallën 1 Majin si ditën kur punëtorët bashkohen për të kërkuar dhe avancuar të drejtat e tyre.

Në Evropë, manifestimi i kësaj dite nisi me Internacionalen e parë në Gjenevë, ndërsa në vitin 1890, Kongresi themelues i Internacionales së Dytë në Paris vendosi që 1 Maji të mbetet zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Më pas, në vitin 1891, Kongresi i tretë i Internacionales në Bruksel mori vendim që kjo ditë të kremtohet përgjithmonë në të gjitha vendet si Festa e Punëtorëve, me synimin për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të tyre përmes kushtetutave dhe ligjeve.

Në fokus të kësaj dite mbeten edhe sot: mbrojtja e të drejtave të punëtorëve, paga e garantuar, pushimi ditor, javor e vjetor, si dhe përmirësimi i vazhdueshëm i kushteve të punës dhe jetesës.

Marketing

Më Shumë

Totaj: Komuna e Prizrenit do të vazhdojë mbështetjen për gratë sipërmarrëse

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në Konferencën Nismëtare të projektit “E Ardhmja e Saj”, një iniciativë që synon fuqizimin...

Vrasja në Kobaj të Prizrenit: Një tjetër në gjendje të rëndë

Një vrasje ka ndodhur sot në fshatin Kobaj në Prizren. Pas përleshjeve mes dy familjeve (kushërinjve), një 27 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë...

Lajmet e Fundit