Nga 1 maji, udhëtarët kalojnë pa ndalesa në kufirin Kosovë-Shqipëri

Nga sot ka hyrë në fuqi marrëveshja për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Shqipërisë, e cila u mundëson qytetarëve të kalojnë kufirin pa ndalesa.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për automjetet kosovare dhe shqiptare nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje më të shpejtë dhe më të lehtë.

Lehtësimi i procedurave zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

Kjo masë vjen në një kohë kur sezoni turistik veror është në prag, duke lehtësuar qarkullimin e pushuesve drejt bregdetit shqiptar.

Lëvizja e lirë synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turistik, si dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy vendeve.

Marrëveshja konsiderohet një hap përpara në forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimin më të thellë mes Kosovës dhe Shqipërisë./MCN TV/

Marketing

Më Shumë

Shënohet 148-vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Lidhja Shqiptare e Prizrenit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare dhe një pikë referimi në rrugëtimin politik e kulturor...

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Lajmet e Fundit