11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Kërkimet shkencore shqiptaro-gjermane

Kërkimet shkencore shqiptaro-gjermaneEkspozohen fotot e rralla me ngjyra të profesor, Wilfried Fiedler.

Portret i Shin Spiropanit, 66 vjeçe, fotografuar në Borsh më 5 korrik 1957. Zëri vajtues që dëgjojmë në sfond është i saji, zë vajtojce i regjistruar në ekspeditën më të madhe gjermano-shqiptare me qëllim studimin e muzikës tradicionale shqiptare. Këtij misioni i bën homazh ekspozita “Jehonat e së shkuarës. Zërat e së ardhmes“ në Universitetin e Arteve në Tiranë.

Nën drejtimin e shkencëtarëve muzikologë Erich Stockmann dhe Ramadan Sokoli misioni realizoi 600 incizime. Pjesë e misionit ishte albanologu i ri atëkohë Wilfried Fiedler, transmeton abcnews.

Fotografitë e rralla me ngjyra të viteve 1956-’59 janë realizuar nga Prof. Fiedler dhe janë nxjerrë nga arkiva e tij private. Tri herë erdhi në Shqipëri, fillimisht për të mbledhur këngë çame e për të përfunduar me mbledhjen e trajtave të shumësit të shqipes, diçka e rrallë, për t’u gjurmuar nga Hasi deri poshtë në Xarrë e Konicë, e që ai s’mund ta tregoj pa bërë pak humor.
Ekspozita e sotme është një nderim edhe për profesor Fidlerin në tetedhjetëvjetorin e lindjes. Ai përfaqëson sot të fundit albanolog të madh të gjallë, autor i “Gramatikës shqipe“, i “Sistemit foljor të Buzukut“, bashkëautor me Ardian Klosin i “Fjalorit Gjermanisht-Shqip”.

Në gjurmët e ekspeditës së ’57-ës, Eckehard Pistrick, albanolog në Univesitetin e Halës, kurator i kësaj ekspozitës, dëshmon botën periferike në krahina të thella në dokumentarin kushtuar isopolifonisë.

Ekspozita, e hapur deri më 25 tetor, është shkas për të reflektuar mbi kërkime gjermano-shqiptare nga shkencat humane dhe social-kulturore siç e tregoi Konferenca Ndëkombëtare e Fondacioni „Konrad-Adenauer“ dhe Qendrës së Studimeve Albanologjike.

Më Shumë

Diplomon gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës

Sot në sallën ‘1 Tetori‘ në Prishtinë diplomoi gjenerata e 59 e Policisë së Kosovës, në përbërje të komuniteteve të ndryshme. Këtë ceremoni solemne, me...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit