14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Kilaj: Katër vite qeverisje të suksesshme

Kilaj perfundimiKryetari i Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, ka mbajtur sot takimin e fundit të rregullt, të këtij mandati katër vjeçar të kësaj përbërje të Këshillit të Drejtorëve. Në këtë mbledhje, kryetari Kilaj dhe drejtorët e drejtorive komunale, e cilësuan mandat të suksesshëm, pasi janë realizuar qindra projekte, është rritur cilësia e shërbimeve komunale dhe administrative, si dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë në drejtim të Komunës së Malishevës, për neglizhencë ose moskryerje të shërbimeve, e këtu i shtohet edhe fati se asnjë zyrtar komunal nuk është hetuar për moskryerje të shërbimeve zyrtare, apo për korrupsion.

“Pavarësisht prej sfidave, kemi pasur suksese të jashtëzakonshme dhe është bërë punë e mirë me këtë qeverisje. Kjo është meritë e të gjithëve së bashku. Jemi shembull i qeverisjes së mirë”, tha mes tjerash kryetari Kilaj. “Janë realizuar qindra projekte, duke filluar nga krenaria jonë, Shkolla e mesme profesionale (Qendra e Kompetencës), e cila është shkolla më moderne në rajonin e Ballkanik, pastaj Palestra Sportive, Shtëpia e Kulturës, shkollat tjera të ndërtuara, qindra kilometra rrugë, qindra kilometra kanalizime, ujësjellës dhe të tjera, që neve na bëjnë të ndihemi krenar me punën tonë”, tha më pas Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj.

“Janë rritur shërbimet komunale, është rritur cilësia dhe kapaciteti i shërbimeve administrative, janë rritur në shërbimet shëndetësore dhe cilësia në këto shërbime, si në QKMF ashtu edhe në shërbimet ambulatore dhe nga ekipet mobile, direkt në shtëpitë e pacientëve, jemi e vetmja komunë që i dërgojmë të sëmurët rëndë, jashtë vendit, me shpenzime të komunës, bëhet transporti i personave në hemodializë dhe shumë shërbime tjera, të cilat na bëjnë të ndihemi krenar me punën tonë”, tha Kilaj.

Ai më pas përmendi edhe një fakt që e fuqizon qeverisjen e mirë, pasi “asnjë zyrtar komunal në Malishevë, nuk është hetuar, e mos të flasim për tu marr gjykatat për korrupsion apo moskryerje të shërbimeve komunale, madje nuk kemi marrë asnjë ankesë nga qytetarët për kryerje të shërbimeve, pastaj është edhe transparenca e plotë, dhe kjo na bën të ndihemi mirë dhe krenar me qeverisjen katërvjeçare të Malishevës dhe e gjithë kjo është meritë e përbashkët, duke filluar nga zyra e kryetarit, drejtoritë komunale, zyrtarët komunal-shërbyesit civil dhe bashkëpunimi i mirë me qytetarët”, tha në fund Kilaj, duke i falënderuar të gjithë drejtorët e drejtorive për punën katërvjeçare

Më Shumë

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

Mot me diell dhe vranësira

Për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Në zona të caktuara mund të ketë ndonjë reshje të izoluar. Era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit