10.3 C
Prizren
E hënë, 23 Nëntor, 2020

Koronavirusi dhe seksi

Edmond Tupja

Kohë shumë të vështira kanë ardhur për njerëzimin, sidomos për shqiptarët që, si tërë popujt e vendeve me diell e det, por sidomos me vajza të hijshme e lozonjare dhe me djem të pashëm e të fuqishëm, adhurojnë të dalin e të shëtisin përjashta, të kalojnë orë të tëra nëpër lokale duke kullotur sytë e, jo rrallëherë duke u argalisur midis tyre, pra me njëra-tjetrën, me njëri-tjetrin, madje duke u shkartisur njëra me tjetrin ose tjetra me njërin.

Kur them “kohë shumë të vështira”, e kam fjalën sot po aq tek marrja e masave të rrepta higjienike, sa edhe tek kufizimi i daljeve përjashta, të cilat po bëhen shkak për përhapjen e koronavirusit të pamëshirshëm që po bën kërdinë nëpër botë, pa kursyer asnjë grupmoshë apo shtresë shoqërore.

Kufizimet e daljeve nga shtëpia janë, pra, të domosdoshme, dhe të gjitha qeveritë në botë, për të mbrojtur qytetaret dhe qytetarët e tyre, kanë përcaktuar strategji të ndryshme, në vartësi të kushteve konkrete natyrore, socialekonomike e psikologjike të secilit vend e popull.

Mirëpo, në këtë kuadër, tek lundroja pardje në Internet, më saktë në Yahoo, rashë në një lajm që më la pa gojë: në Peru, kufizimi i daljeve i vendosur nga qeveria e atjeshme sapo kishte ndryshuar: tash e tutje, meshkujt kishin të drejtë liridaljeje vetëm të hënave, të mërkurave dhe të premtave (ditë teke të javës), kurse femrat vetëm të martave, të enjteve dhe të shtunave (ditë çifte të javës).

Po dita e diel? Pushim, me siguri, për të dy palët, ma ha mendja. Natyrisht, në këtë mënyrë, edhe në gjendje emergjence sanitare, ruhet barazia gjinore dhe qeveria peruane po fiton pikë në vlerësimin tim për atë, kur, krejt papritmas, ra një tërmet në kujtesën time 73-vjeçare dhe nga nënshtresat e trurit tim erdhi një shkulm lave që më kujtoi një anekdotë të kohës së rinisë sime të largët, pra, detyrimisht, të mjegulluar nga mosha. Tani, me lejen e lexueseve dhe të lexuesve të sotëm, por, në fund të fundit, edhe pa lejen e tyre, po e tregoj deri diku me hollësi anekdotën në fjalë:

Një burrë i ri kishte probleme me zemrën dhe e shoqja e shpuri te mjeku i lagjes, i cili e përcolli te kardiologu, ky e çoi për analiza në spital dhe, si përfundim, doli se burri në fjalë duhej të rrallonte marrëdhëniet seksuale me të shoqen nga një herë ditë për ditë ose natë për natë (madje, ndoshta, edhe dy a më shumë) vetëm në tri herë në javë. Kështu vepruan, pra, dhe caktuan për të bërë dashuri (ose seks, siç thuhet sot) tri nga ditët e javës që kishin tingullin “r” në emrin e tyre: të martën, të mërkurën dhe të premten. Një të shtunë në darkë (ditë pa “r” në emrin e vet), pasi kishte festuar ditëlindjen e tij me të ngrëna e të pira, me peshk, mish e ëmbëlsira, burri, i stërngarkuar me proteina, u orvat ta bindte të shoqen që të bënin dashuri (ose seks, siç thuhet sot), kurse ajo nuk pranoi që nuk pranoi duke i qëndruar fjalës së mjekut, sepse, me siguri, mendonte se me tri herë në javë do ta shijonte më thellë, gjatë e gjerë lumturinë seksuale ndër vite, ngaqë, siç i kishte thënë edhe e ëma para martesës, “tahmaja e madhe të lë pa gjë”.

Duke vërejtur qëndresën e saj të palëkundshme, i shoqi u mjaftua me një “Mirë, pra, e lëmë për nesër!”. E nesërmja erdhi shpejt, darka gjithashtu, ata hëngrën e pinë nga çka kishte tepruar pas përvjetorit të ditëlindjes dhe ranë në shtrat, por, befas, ai iu hodh asaj sipër me një vrull të paparë, ajo e shtyu me forcë duke i bërtitur: “Ore njeri, po sot është e diel, kjo fjalë nuk ka ‘r’!”. Burri brofi përpjetë: “Jo, moj jo!” – i ulëriti – “për mua sot është e dRiel”.

Por, le të kthehemi te vendimi i lartpërmendur i qeverisë së Perusë: Në atë vend, meshkujt paskan liridalje gjatë ditëve teke të javës, por një teke për ne shqiptarët është një armë gjuetie me një grykë, pra, po të shprehemi si Frojdi, një simbol i penisit, me anë të të cilit mashkulli e depërton femrën të paktën një herë! Nga ana tjetër, femrat paskan liridalje gjatë ditëve çifte të javës, por për ne shqiptarët një çifte është një armë gjuetie me dy gryka, pra, po të shprehemi prapë si Frojdi, një simbol i dyfishtë, d.m.th. edhe i vaginës, edhe i anusit, ku femra mund të depërtohet nga mashkulli. Rrjedhimisht, miqtë e mi Françesk Armadhi dhe Namik Arvogli, të paturpshëm siç janë, rrezikojnë t’i propozojnë kryeministrit Edi Rama që të ndjekë shembullin e Perusë në dhënien e liridaljeve në kuadrin e ngujimit apo më saktë të shtetrrethimit që po përjeton me dhimbje të pashoqe populli ynë, një popull, ndër të tjera, veçanërisht erotik! Pse kështu?

Sepse liridalje e alternuar do të thotë edhe dashuri (ose seks, siç thuhet sot) i alternuar me pasojë të drejtpërdrejtë ndezjen e mallit e të epshit në gjirin e çifteve, pra, edhe rritjen e numrit të grave shtatzëna, d.m.th. të popullsisë, që të rritet kësisoj sa më shumë numri i emigrantëve shqiptarë në vendet e zhvilluara perëndimore. Së fundi, meqë ra fjala, ja si e ka përjetuar shtetrrethimin në vitin 1942, në kohën e pushtimit të Francës nga nazistët gjermanë, poeti i mirënjohur francez Paul Eluard, në një poezi të thjeshtë, por fort domethënëse, me titullin “Shtetrrethim”: “Çfarë t’i bësh te dera roje kishim / Çfarë t’i bësh brenda kyçur ishim / Çfarë t’i bësh rruga ishte e bllokuar / Çfarë t’i bësh qyteti ishte i nënshtruar / Çfarë t’i bësh ajo kishte shumë uri / Çfarë t’i bësh armë s’kishim më tani / Çfarë t’i bësh nata sapo kishte rënë / Çfarë t’i bësh bashkë dashuri bëmë”. /Panorama/

- Advertisement -

Më Shumë

Vaksina anti-Covid, a do të mbetet ndonjë shtet pa e marrë?

Nga Alice Cuddy, BBC Ekspertët e shëndetit kanë deklaruar se zgjidhja e vetme për pandeminë e koronavirusit është një zgjidhje e përbashkët globale. Deri më tani janë...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

Varroset kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej që vdiq nga COVID-19

Qindra persona në Serbi, përfshirë edhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të Patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, i...

Prizren, 210 punëtorë shëndetësorë e kanë kaluar koronavirusin, 30 ende janë aktivë

Dyqind e dhjetë punëtorë të shëndetësisë primare në Prizren e kanë kaluar koronavirusin. Ndërkaq, 30 janë aktivë me trajtim mjekësor. Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka tha...

Nuk do ta besoni sa shumë ka fituar Michael Jackson pas vdekjes

Kur Michael Jackson vdiq në 2009 në moshën 50 vjeç , ai kishte falimentuar. Tani, 11 vjet pas vdekjes së tij, emri i markës së...

Rina Balaj lanson këngën “Zjarr”, zjarr edhe në videoklip

Këngëtarja e njohur Rina Balaj ka publikuar këngën e saj më të re. Kënga e cila erdhi me videoklip titullohet “Zjarr”. Përpos këngës që u pëlqye...

14 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë, 1 në Suharekë dhe 1 në Rahovec

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.816 mostra të...

18-vjeçari me dy lloj organesh gjenitale mbetet shtatzënë

Një adoleshente e lindur me organe gjenitale mashkullore dhe e rritur si djalë ka mbetur shtatzënë pasi zbuloi se ka vezore që punojnë, mitër,...

Pasi vdes, një person nga Malisheva konfirmohet pozitiv me Covid-19

Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se një person i cili ka vdekur dhe është varrosur, sot ka dalur pozitiv me virusin Covid-19. “Sot...

Vdes këngëtari i muzikës popullore, Ismet Peja

Ka ndërruar jete në moshën 83 vjeçare, kolosi i muzikës qytetare shqipe, Ismet Peja. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në vdekjen e tij, por...

Prizren, 22 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 721 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 20.493 raste, kurse...

Dragash: Dënohet me 200 euro gjobë i pandehuri pasi pranoi fajësinë për veprën penale të vjedhjes

Gjykata Themelore në Prizren, dega në Dragash, i ka shqiptuar dënimin me gjobë, në shumën prej 200 eurosh, të pandehurit Dashmir Gashi, i akuzuar...

Hoti: Deklaratat e Selmanajt rreth të pagjeturve janë shtrembëruar

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj janë duke u shtrembëruar. Hoti këto komente i bërë pas nënshkrimit të...

10 të vdekur nga COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, duke çuar shifrën totale të vdekurve që nga fillimi...

“Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”, publikohet nga Ilir Shaqiri

Këngëtari i mirënjohur i skenës shqiptare, Ilir Shaqiri, ka sjell një interpretim të veçantë të “Ti Shqipëri o mall i zjarrtë”. Siç tashmë njihet për...

Prizren, arrestohet 30 vjeçarja – tentoi të vidhte me armën lodër

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prizren, pasi që e njëjta ka tentuar të vjedh me armë londër në një barnatore. Zëdhënësi i...

Lajmet e Fundit

Prizren, 53 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 353 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.396 raste, kurse...

12 vdekje nga COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.542 mostra të...

Ish-futbollisti i Genk vdes në mënyrë tragjike

Mbrojtësi i Mamelodi Sundowns Anele Ngcongca vdiq tragjikisht në një aksident me makinë të hënën. Siç ishte raportuar më herët nga KickOff.com, Ngcongca ishte në...

Plagoset një 19 vjeçar në Prizren

Një person i moshës 19-vjeçare është plagosur sot në Prizren, i dyshuari ndodhet në arrati mirëpo i njëjti është identifkuar nga policia. Lajmin për Gazetën...

Malishevë, vidhet arka me para në barnatore

Në rrugën ‘Hamdi Berisha’ në Malishevë është vjedhur arka e një barnatoreje. Në raportin e policisë thuhet se personi i cili ka raportuar rastin, ka...