3.9 C
Prizren
E mërkurë, 21 Tetor, 2020

Kryeministri, tash e tutje, të gjitha udhëzimet për dialog i merr nga Mustafa, Haradinaj e Limaj

Avdullah Hotiti ia kanë lënë të lirua duart në qeverisjen e brendshme. Por, tre liderët e koalicionit, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj kanë marrë rolin udhëzues për Kryeministrin sa i përket dialogut. Krejt ky veprim është ndërmarrë pas përplasjeve të LDK’së dhe AAK’së për temën e dialogut dhe përplasjeve që kanë pasur në Washington.

Avdullah Hoti mund të marrë çfarëdo vendimi për ekonomi, arism, shëndetësi e bujqësi. Por, për çfarëdo lëvizje për dialog me Serbinë do të detyrohet t’i marrë udhëzimet nga tre liderët e koalicionit, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj.

Njëri prej pjesëmarrësve në delegacionin e Washingtonit, Selim Selimi, i cili është Ministër i Drejtësisë, ka konfirmuar se Kryeministri do të udhëzohet tash e tutje për temën e dialogut.

“Aktivizimi i tyre (Haradinaj, Mustafa, Limaj) në çështjet nacionale i bën mirë dhe është udhëzues për Qeverinë. Normalisht, Qeveria i ka pushtetet e veta që ia jep Kushtetuta”, ka thënë Selimi, në një intervistë televizive një ditë më parë.

Ministri i Drejtësisë ka thënë se Shefi i tij në Qeveri do të vazhdojë t’i ketë kompetencat në fushat e brendshme ndërsa do të udhëzohet në fushën e diplomacisë. Ka thënë se është e domosdoshme që tre liderët e koalicionit të përfshihen në tema nacionale.

“Sa i përket çështjeve sektoriale Qeveria udhëhiqet nga z. Hoti. Por, por çështjet nacionale siç është dialogu mendoj se është e mirëpritur dhe e domosdoshme që garantuesit e këtij koalicioni që e kanë nënshkruar platformën qeverisëse të kyçen aktivisht. Pasi ata e kanë hisen në formimin e kësaj Qeverie”, ka shpjeguar Selimi.

Megjithëkëtë, zyrtari i AAK’së ka thënë se koalicioni vazhdon të mbetet stabil pavarësisht mendimeve ndryshe që kanë pasur në momente të caktuara për temat nacionale.

“Fakti që Kryeministri Haradinaj, Kryetari Mustafa dhe Kryetari Limaj janë garantë të këtij koalicioni, kjo do të thotë se ata janë pajtuar që të jetë Qeveria çfarë është. Koaliconi është stabil, ka diskutim të brendshëm dhe të hapur. Për çështjet sektoriale ne jemi në dakordancë të plotë. Por në çështjet nacionale, sic është dialogu, mendoj se ky diskutim ka qenë më intensiv”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, zyrtarët e LDK’së dhe AAK’së po vazhdojnë ende të mos e thonë të njëjtin version për marrëveshjen për Ujmanin por kanë versione krejt të ndryshme.

Kryeministri ka thënë ditë më parë se AAK nuk ka ndikuar që marrëveshja për Ujmanin të ndryshohet. Ndërsa, Selim Selimi sot përsëriti se Ramush Haradinaj shpëtoi liqenin nga një marrëveshje që do ta bënte bashkëpronare Serbinë.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi e ka thënë të kundërtën e asaj që e ka deklaruar shefi i tij në Qeveri, Avdullah Hoti.

Ka përsëritur se marrëveshja për Ujmanin u bë e mirë për Kosovën vetëm pasi Ramush Haradinaj intervenoi nga Prishtina.

“Aktivizimi i z. Haradinaj nga Prishtina dhe roli i tij aktiv për këtë marrëveshje, mund të them, ka qenë ndryshim pozitivisht. Pasi që këshillat e tij dhe sugjerimet e tij e bën Marrëveshjen më të mirë”, ka thënë Selimi, në intervistën dhënë gazetarit Frango Egro, shkruan Express.

Zyrtari i AAK’së ka dhënë edhe detaje të tjera lidhur me atë se fillimisht ka pasur rrezik që marrëveshja të nënshkruhej ku palët dakodroheshin se do ta ndanin Liqenin e Ujamnit.

“Ne versionin e parë të marrëveshjes, thuhet se ka një ndarje mes palëve për çështjen e energjisë, pastaj ka dalë studimi i fizibiliteti. Do të thotë që se amerikanët do të bëjnë një udhëzues se si do të shfrytëzohet liqeni për energji. E jo të ndajmë ne liqenin e Ujamnit”, ka thënë ai.

Ky zyrtar i Qeverisë së Kosovës ka thënë se gjithë ndërhyrja e Haradinajt ka qenë në të mirë të Kosovës.

“Intervenime të tilla, veçanërisht të z. Haradinaj, i cili ka një përvojë të jashtëzakonshme në dialogim, dhe ka një njohuri për çështjet e sovranitetit dhe çështjet e shtetit ka qenë një pikë kthese në pikat e kësaj Marrëveshjeje”, ka shtuar ai.

Selimi ka konfirmuar se tash e tutje udhëzues për Qeverinë sa i përket temave nacionale do të jenë Ramush Haradinaj, Isa Mustafa dhe Fatmir Limaj.

“Për çështje nacionale, është e mirëpritur dhe e domosdoshme që garantuesit e këtij koalicioni që kanë nënshkruar platformën qeverisëse të kycen aktivisht pasi ata e kanë hisen e formimit të kësaj Qeverie. Aktivizimi i tyre i bën mirë çështjeve nacionale dhe udhëzues për Qeverinë”, ka shtuar ai.

“Çështjet nacionale janë të ndjeshme. Përgjegjësia shkon përtej koalicionit qeveritar”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në temën e ndryshimit të marrëveshjes për Ujmanin është përfshirë edhe Isa Mustafa, i cili ka thënë se s’është e vërtetë se ka pësuar ndryshim pika për liqenin.

“Formulimi për Ujmanin nuk ka pësuar asnjë ndryshim më dt 4 shtator. Më dt 3 shtator, në mbrëmje, nga Kryeministri Hoti jam njoftuar për harmonizimin e formulimit, i cili është nënshkruar ditën e nesërme ( më dt. 4 shtator)”, ka shkruar Mustafa pas disa reagimeve të Ramush Haradinajt.

Një ditë para marrëveshjes Kosovë-Serbi në Washington, më 3 shtator, ka pasur përplasje mes dy grupeve të delegacionit, zyrtarëve të LDK’së dhe atyre të AAK’së.

Nga Prishtina, Ramush Haradinaj kërcënoi se do t’i largonte Ministrat nëse pranohet marrëveshja ashtu siç ishte propozuar nga Amerikanët. Është raportuar pastaj se Haradinaj ka pasur një telefonatë aspak të këndshme nga një zyrtar amerikan, i cili e ka kërcënuar me sanksione amerikane nëse ndikon në mosarritjen e marrëveshjes./Express/

- Advertisement -

Më Shumë

Lëndohet rëndë një punëtor në Prizren

Një punëtor është lënduar rëndë derisa ishte duke punuar në një shtëpi në Prizren. Dje rreth orës 08:40, një punëtor teksa ishte duke punuar në...

Kështu duhet të aplikoni për të marrë 10-përqindëshin nga Trusti

Në kuadër të pakos për rimëkëmbje ekonomike, Qeveria e Kosovës ka paraparë që qytetarët të mund të nxjerrin 10% nga Fondi Pensional. Në këtë pjesë...

Haskuka e Berisha përplasen mes vete

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe zëvendësministëri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Zafir Berisha janë përlasur mes vete në rrjetin social Facebook. Haskuka e...

“Ismaili nuk po shkruan më”, thotë Helena Kadare

Shkrimtarja Helena Kadare rrëfen hollësi rreth librave dedikuar femrës shqiptare. Helena flet për marrëdhënien e bukur dhe të vështirë jetuar me Kadarenë. “Ismaili, aktualisht, nuk...

Djali i të ndjerit dëshmon në rastin ndaj ish-komandantit “Molla e Kuqe” i akuzuar për krime lufte

Të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka vazhduar gjykimi ndaj ish-komandantit të UQK-së,  Remzi Shalës, i akuzuar për krime lufte. Në këtë seancë e...

Rikthehet kinemaja! Masa të rrepta: rezervim online

Krijuesit dhe jo vetëm, kanë protestuar pa reshtur, ndaj izolimit të gjatë artistik. Shumë prej tyre, i kanë konsideruar të tepërta bllokimin e deritanishëm...

Dështon seanca për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm në Suharekë ku kanë vdekur dy të rinj

Në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Suharekë për shkak të mungesës së të mbrojtësit të të akuzuarit, avokatit Valdet Kadritka dështuar të mbahet...

Pagesat për bujqit kosovarë ekzekutohen javën e ardhshme

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka deklaruar se këtë javë do të nxjerrin vendim për t’i paguar subvencionet për bujqit,...

Duda Balje-Lajçakut: Ne e duam atdheun tonë Kosovën, s’vjen në shprehje të ndryshohet Kushtetuta

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e ka quajtur të papranueshme kërkesën e emisarit sllovak, Mirosllav Lajcak, që Kosova të ndryshojë Kushtetutën për...

Gruaja sulmohet fizikisht nga bashkëshorti në Gjonaj të Hasit

Një grua është sulmuar fizikisht në Gjonaj të Hasit. Ajo ka pësuar lëndime trupore. “Viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti...

Jorge Luis Borges: Kur ndihem fatkeq mendoj për vdekjen

Kur ndihem fatkeq mendoj për vdekjen. Të vetmin ngushëllim që kam është: të di se nuk do të vazhdoj të jem më, të mendoj...

OBSH: 75 studime për vaksinë kundër koronavirusit të testuara në botë

Në botë ka 75 studime të regjistruara mbi vaksinat për COVID-19, me nëntë kandidatë që kanë arritur fazën 3, e fundit para kërkesës për...

Prizren, shpërndahen 90 lopë qumështore për fermerët lokal

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, sot kanë bërë shpërndarjen e lopëve...

Në shtratin e vdekjes, Dostojevski i tha gruas së tij: Nuk të kam tradhëtuar as edhe me mendime

Kur Dostojevski i shkroi të dashurës së tij Marias thotë: “Në rrugën ku jeton ti, jetojnë nëntë gra më të bukura se ti, shtatë të...

Kur pushon së dashuruari, vdes!

Alda Merini: Kur dashuron Përktheu: Natasha Lushaj Nuk dashurohet me zemër, dashurohet me shpirt i mbarsur me çaste dashurie. Nuk dashuron nëse s’ndien dhimbje, s’është më dashuri nëse s’ke frikë mos...

COVID-19 në Malishevë: 2 të shëruar dhe 2 raste të reja

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar, të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy...

Lajmet e Fundit

33 vjeçari nga Suhareka është diagnostifikuar me leukemi akute, familjarët kërkojnë ndihmën tuaj

Valon Gashi nga fshati Reshtan i Komunës së Suharekës është diagnostifikuar me Leukemi Akute (AML). Trajtimi i tij kushton 150 mijë euro dhe në mungesë...

Policia hungareze arreston shoferin e autobusit nga Kosova, i gjen drogë në specat e kosovarëve

Kjo sasi e drogës, ishte fshehur brenda thasëve të specave. Policia hungareze, arreston shoferin e autobusit nga Kosova. Janë tregjet e vendit, ku rëndom qytetarët,...

Burdushi ia kërkon shtetit 10 milionë euro dëmshpërblim

Hysri Peqani, ka dorëzuar një kërkesë në KGJK, dhe ka paditur një person për dëshmi të rrejshme. Kërkesat e tij për kompensim, prekin milionat. E këtë...

Haskuka merr mbështetjen e shefit të BE-së për projekte zhvillimore

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim zyrtar shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/ Përfaqësuesin...

“Ismaili nuk po shkruan më”, thotë Helena Kadare

Shkrimtarja Helena Kadare rrëfen hollësi rreth librave dedikuar femrës shqiptare. Helena flet për marrëdhënien e bukur dhe të vështirë jetuar me Kadarenë. “Ismaili, aktualisht, nuk...