3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Edhe një objekt në Qendrën Historike të Prizrenit rrezikohet nga shembja

Edhe një objekt i vjetër rrezikon shembjen, i cili paraqet edhe rrezik për qytetarët në rrugën “ Vatrat shqiptare” në zonën e Marashit, që është pjesë e zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit.

Një ndër objektet më të vjetra që kanë ngelur në zonën e Marashit, në rrugën që shpie në Parkun e kësaj zone të Prizrenit, dhe e cila frekuentohet nga shumë qytetarë jo vetëm ata prizrenas, është në gjendje të rënduar dhe rrezikohet nga shembja, por njëkohësisht edhe paraqet rrezik për kalimtarët.

Tashmë për shkak të rrezikut që paraqet ky objekt, janë vendosur shirita nga organet kompetente komunale, ndërsa arsyet pse nuk është intervenuar më herët në këtë objekt nga këto organe, kanë qenë problemet pronësore të pronarëve të kësaj shtëpie, ka bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të QRTK-së në Prizren, Jusuf Xhibo. U. d i detyrës së drejtorit, Jusuf Xhibo, thotë se përkundër përpjekjeve për të bindur familjarët që të intervenohet në sanimin e objektit nga organet kompetente sikurse që janë kryer punime në shtëpitë e ngjashme në këtë zone, familjarët kanë qenë kategorik që mos të intervenohet, theksoi ai.

Ai thotë më tej se, duke e parë rrezikun nga shembja e objektit, kemi informuar organet kompetente komunale që të intervenojnë për të marrë masa konkrete në vendosjen e rrethojave mbrojtëse për evitimin e ndonjë fatkeqësie nga shëmbja e mundshme e këtij objekti. Përkundër orvatjeve tona, kontakti me ndonjërin nga pronarët e kësaj shtëpie në të cilen nuk jeton prej kohësh asnjë njeri, nuk ishte i mundshëm./TvPz

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit