11.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Kanë filluar punimet në meremetimin e lapidarit në Lladrovc

Në kuadër të mirëmbajtjes dhe rregullimit të lapidarëve, kanë filluar punimet në meremetimin dhe rregullimin e lapidarit të dëshmorëve në fshatin Lladrovc të Malishevës. Fillimin e punimeve në këtë lapidar e kanë parë nga afër kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha.

Begaj e Berisha, janë interesuar për punën që ka filluar në meremetimin e pjesëve të dëmtuara të këtij lapidari, si dhe kërkuan që projekti të implementohet në tërësi, sipas paramasave dhe parallogarite të parapara.

Ky projekt realizohet në kuadër të mirëmbajtjes dhe kujdesit për monumentet historike në Komunën e Malishevës, si pjesë e trashëgimisë sonë historike, përkatësisht të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe vranësira

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lokalisht priten reshje të pakta shiu. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me...

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

Lajmet e Fundit