24.8 C
Prizren
E mërkurë, 8 Maj, 2024

Mal shkeljesh në konkursin për arsimtarë

komuna e rahovecitAfrim Oruqi, i cili punon prej vitit 2010 në shkollën “Xhelal Hajda- Toni” në Rahovec thotë se shpallja e konkursit për vendet e tyre të punës është joligjor, pasi udhëzimi administrativ 2009/14, parasheh që punëtorëve që kanë punuar më shumë se tri vjet nuk u shpallet vendi i punës.

Por të njëjtit iu ka shpallur vendi i punës dhe nuk është pranuar fare në punë.

Oruqi dhe arsimtarët e larguar nga procesi arsimor kanë ngritur edhe kallëzim penal ndaj drejtorit të Arsimit në Rahovec, Behar Rama duke e akuzuar atë për keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit dhe konflikt të interesit.

“Shpallja e konkursit për vendet tona të punës për shumicën e profesorëve në nivel të komunës është joligjor për faktin se udhëzimi administrativ 2009/14, e specifikon qartë nenin 3, që punëtoret që kanë punuar më shumë se tre vjet përvojë pune, nuk i shpallet konkursi, por kualifikohen pa shkëputje”, tha Oruqi për KALLXO.com.

Sipas tij, ky konkurs është përcjellë edhe me shkelje tjera procedurale, pasi vetë drejtori komunal i Arsimit, Behar Rama, ka marrë pjese në intervista dhe ka intervistuar anëtarë të familjes së tij.

“Ka marrë pjesë vetë në komisionin intervistues dhe ka intervistuar anëtarë të afërm të familjes”.

Në vendin e punës së Afrim Oruqit tani është emëruar vajza e vëllait të drejtorit të Arsimit.

Vetë drejtori e pranoi që vajza e vëllait të tij është pranuar në punë si arsimtare, por jo në vend të Afrim Oruqit.

“Ajo ka kualifikim më shume se Afrimi, pasi është master e juridikut, ndërsa Afrimi është bachellor, por nuk është pranuar në vend të Afrimit, pasi në këtë shkollë janë pranuar tre juristë, e jo vetëm një”, tha drejtori i Arsimi, Behar Rama.

Edhe Vjosa Sylka, arsimtare e fizikës, shpreh pakënaqësitë për mosvazhdim të kontratës. Sipas saj, për hapjen e vendit të punës kanë marrë vesh nga gazetat dhe njerëz të tjerë, e jo nga drejtori i Arsimit

“Arsyen nuk e di. E para as që na kanë lajmëruar që donë me shpall konkursin, kemi dëgjuar në internet apo në gazeta edhe për tjerët, por arsyen e nuk di, por besoj për arsye politike, për m’i kënaqë partiakët e vet”, tha ajo.

Eshref Haxhiu, i cili është para diplomimit në master për Psikologji në Greqi ka mbetur i papunë si pasojë e largimeve të fundit. Ai thotë se pushteti komunal është duke bërë një spastrim në arsim, me qëllim që të futen njerëz të politikës dhe familjarë të tyre.

“Ky pushteti komunal ka ndërmarrë një fushatë spastrimi, ndaj gjithë oponentëve politikë dhe oponentëve intelektualë. Thjesht po do me pastru terren dhe m’i futë njerëz partiakë dhe familjarë”, tah Haxhiu.

Por, njëri prej profesorëve nuk e ka problemin e punës.

Ai është pranuar në punë, edhe pse jo ne vendin e dëshiruar. Si inxhinier i makinerisë ai është pranuar për TIK. Por ai ka një problem tjetër, nuk guxon të ankohet. Thotë se sa herë që ankohet, i merren orët.

I njëjti është pranuar për 20 orë, por tregon se si i janë marrë 6 orë nga drejtori i Arsimit Behar Rama, vetëm pse është ankuar, pasi ka kërkuar që të kthehet në vendin e punës për makineri.

“Tani i kam 14 orë, për arsye se javën e parë që jam ankuar në komunë, drejtoresha e shkollës Remzije Cana, më tha se Behari (drejtori i Arsimit) ka thënë pasi që je ankuar nalt, po t’i heqim 4 orë, pastaj javën tjetër m’i ka hequr edhe 2 orë, faktikisht mi kanë hequr 6 orë vetëm pse jam ankuar dhe kam kërkuar të drejtën time që të kthehem në vendin e tim të punës”, tha Dula.

Drejtori i Arsimit në Komunën e Rahovecit i hodhi poshtë të gjitha akuzat e profesorëve. Ai e pranon që konkursi ka pasur shkelje procedurale, por jo edhe ligjore.

Sipas tij, të gjithë që nuk janë pranuar në arsim, nuk i kanë plotësuar kushtet.

Sipas tij, Eshref Haxhiu, i cili është duke bërë master në Greqi, nuk ka mundur ta vërtetojë një gjë të tillë dhe është pranuar kundërkandidatja e tij, me kualifikim të njëjtë, por me përvojë të punës më shumë.

Po ashtu i njëjti i mohon edhe akuzat e Rasim Dulës pasi, sipas tij, nuk është e vërtetë që i janë marrë orët, por ka aplikuar në dy vende të punës dhe “ne e kemi pa më të arsyeshme që ta sistemojmë në TIK”.

Konkursi i fundit është anuluar nga Inspektorati i Punës, pasi ishin gjetur shkelje procedurale, si pjesëmarrja në intervista e vetë drejtorit të Arsimit, mosnënshkrimi i procesverbaleve nga të gjithë anëtarët e komisionit, konkursi ka qenë i hapur 7, e jo 15 ditë si është i përcaktuar me udhëzim dhe nuk ishte bërë paralajmërim para skadimit të kontratës së mësimdhënësve.

“Ne e kemi anuluar konkursin, sipas rekomandimit të Inspektoratit të Punës, pasi kemi bërë disa shkelje procedurale. Kam marrë pjesë në intervista të disa kandidatëve, por këtë e kam bërë pasi ka qenë praktikë në Rahovec. Edhe drejtorët më herët kanë marrë pjese në intervistë”, tha Rama.

Por drejtori Rama thotë se kallëzimi penal nuk ka bazë ligjore, sado që ka dhënë intervistë në prokurori për këtë.

Më Shumë

Ballkani mban kreun

Pa shumë telashe dhe shpejt, Ballkani ka shënuar dy gola sot në portën e Dukagjinit, për të shkuar rehat në fitore komode me tre...

Malishevë: Dyshohet se vazhdimisht ushtroi dhunë psikike dhe tentoi ta rrah nënën, arrestohet

Është arrestuar një mashkull në Malishevë, pasi dyshohet se vazhdimisht ka ushtruar dhunë psikike, si dhe ka tentuar ta sulmonte fizikisht nënën e tij. Policia...

Lajmet e Fundit