24.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kurti: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia po propagandon për dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

Ai ka publikuar të dhëna lidhur me vrasjet në Kosovë nga viti 2021 deri në vitin 2024.

Ku gjatë kësaj periudhe sipas Kurtit kanë ndodhur 86 vrasje, prej të cilave në 81 raste viktimat ishin shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni tjera.

Kurti ka shkruar se 3 serbë u vranë në vitin 2022: dy në Mitrovicë të Veriut dhe një në Graçanicë. Ai ka shtuar se për tri vrasjet, të dyshuarit janë serbë.

“Statistikat zyrtare të policisë tregojnë se nga viti ’21 deri në ’24, në Kosovë janë gjithsej 86 vrasje: 81 shqiptarë, 3 serbë dhe 2 etni të tjera. 3 serbë u vranë në ’22; 2 në komunën e Mitrovicës së Veriut dhe një në Graçanicë. Për të tre vrasjet ka vetëm të dyshuar serbë”, ka shkruar Kurti.

Sipas tij një serb në Mitrovicë të Veriut dyshohet se ka vrarë babain dhe vëllain, ndërsa në Graçanicë një serb dyshohet se e ka vrarë babain.

Më tutje i pari i vendit ka thënë se çdo person në Kosovë e di që “propaganda serbe për dhunë ndaj serbëve është propagandë”.

“Çdo person në Kosovë, vendor apo ndërkombëtar, e di: propaganda serbe për dhunën ndaj serbëve është pikërisht ajo – propagandë. Faktet flasin vetë, duke hedhur poshtë gënjeshtrat tinëzare dhe duke zbuluar gjatësinë që do të shkonte një regjim autoritar për të mbjellë kaos.”

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Më Shumë

Pulse Electronics me kontribut të rëndësishëm në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Dyqani “Pulse Electronics” ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në Universitetin e Prizrenit ‘Ukshin Hoti’. Duke kuptuar rëndësinë e arsimit dhe teknologjisë në botën...

Ylli e barazon serinë finale ndaj Trepçës

Golden Eagle Ylli e ka barazuar serinë ndaj Trepçës, duke fituar me rezultat shumë të ngushtë në Suharekë. Ylli triumfoi me një pikë diferencë 80:79...

Lajmet e Fundit