I ofroi ryshfet 5 euro policit “për një kafe”, arrestohet shoferi i një autobusi në Vërmicë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shofer të autobusit, shtetas i Maqedonisë së Veriut, në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, meqë i njëjti i kishte ofruar ryshfet një zyrtari policor.

Sipas raportit 24 orësh, i njëjti ia kishte ofruar policit 5 euro “për një kafe”.

“DHËNJE E RYSHFETIT – PKK- Vërmicë 03.05.2024 – 09:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Maqedonisë së Veriut, drejtues i një automjeti transportues (autobus), pasi i njëjti i kishte ofruar 5 € ryshfet zyrtarit policor ‘për një kafe’. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Komuna e Rahovecit kërkon sanimin urgjent të punimeve në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, paralajmëron masa ligjore

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Rahovec ka reaguar ndaj punimeve të kryera pas riasfaltimit të një grope në rrugën “Xhelal Hajda-Toni”, duke i cilësuar...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit