3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rrugët ikanike

reshitaj
Ishte fund i shkurtit
Me borë e me shi
Shi në zemrat tona
Shi i akulltë shi
Rrugë e gjatë pa fund
Natë e zezë skëterr
Ndarje, ndarje, ndarje
Në zemër seç më therr!
Kodra male fusha
Lumenj liqej dete
Rrugë e gjatë gjarpërore
Qyetete fshatra shtete.
Ditë e nat udhëtime
Busi gumëzhinte
Varg e vijë me të tjerët
Dita, ku do të çilte?!
Vaporët Baltikut
Çajnë detin ditë e natë…
Për ku po udhëtoni
Të mjerë, ikanakë?!
Ndarje,j ndarje, ndarje…
Nga trojet nga zemrat
Orë e ligë në Kosovë
Nga sytë – thembërrat!

Shkruan: Ramadan Reshitaj, viti 1992

Më Shumë

Lajmet e Fundit