6.5 C
Prizren
E hënë, 29 Dhjetor, 2025

Kushtetuesja e vazhdon masën e përkohshme për Ligjin për Paga

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë vendimin për masën e përkohshme për Ligjin e Pagave deri më 30 qershor.

Kushtetuesja e ka njoftuar kryeministrin Albin Kurti për këtë vendim, ku thuhet se Gjykata Kushtetuese njëzëri ka vendosur për “vazhdimin e masës së përkohshme”.

“Ju njoftojmë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, sot më 30 mars 2020, njëzëri ka vendosur për vazhdimin e masës së përkohshme në rastin e KO219/13, të parashtruar nga Avokati i Popullit, z.Hilmi Jashari. Masa e përkohshme vazhduar deri më 30 qershor 2020. Vendimi për vazhdimin e masës së përkohshme do ju dërgohet së shpejti në kopje fizike”, shkruan në njoftim.

Ligji për Paga i miratuar në shkurt të këtij viti ishte dërguar në Kushtetuese nga Avokati i Popullit për shkak të ankesave të rreth 30 palëve. Ndaj këtij ligji ka pasur ankesa edhe nga infermierët e spitaleve publike të Kosovës.

Në bazë të këtij ligji mjekët specialistë do të paguheshin me pagë rreth 1200 euro në muaj, por pagat e tyre vazhdojnë të mbesin përgjysmë më pak deri sa Gjykata Kushtetuese të merr një vendim përfundimtar.

Avokati i Popullit ishte ankuar pasi kishte pranuar gjithsej 35 ankesa individuale nga subjekte të ndryshme të sektorit publik dhe pasi ka vlerësuar se është në “interes të ankuesve, por edhe të publikut, që Gjykata të vlerësojë nëse Ligji i kontestuar prek interesat legjitime të këtyre ankuesve.

Më Shumë

Dy të arrestuar për të shtëna me armë zjarri në Prizren, konfiskohen dy pistoleta e mbi 200 fishekë

Dy persona janë arrestuar nën dyshimin për të shtëna me armë zjarri në Prizren. Atyre iu gjetën dy pistoleta, 247 fishekë dhe 95 gëzhoja. Sipas...

Fletëvotimet e dyshimta në Rahovec, Kryeziu i quan lëshime teknike: E kemi paraqitur rastin

Në qendrën më të madhe të votimit në Rahovec, në shkollën  “Isa Boletini”, 4 mijë fletëvotime kanë qenë me shenja. Menaxheri i kësaj qendre, Sakip...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit