6.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Arrestohen nëntë persona në Prizren

Nëntë persona janë arrestuar brenda 24 orësh në Prizren Arrestimi i tyre është bërë me urdhër të Ghykatës Themelore.

Raporti i plotë i Policisë së Kosovës
Në lokacione të ndryshme, Prizren 23.04.2015. Në bazë të urdhëresave të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren, në lokacione të ndryshme janë arrestuar shtatë (7) të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë. Të dyshuarit pasi kanë kryer obligimet e përcaktuara nga gjykata, në të holla, janë liruar.

Rr. “Flamur”, Prizren 23.04.2015 – 08:20. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Dubravës në kohëzgjatje prej dy (2) viteve.

PKK Vërmicë 23.04.2015 – 18:52. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Më Shumë

Dy klube të reja në volejbollin kosovar: KV Prizreni dhe KV Alpha

Federata e Volejbollit e Kosovës (FVK) ka bërë të ditur se skenës së volejbollit tonë i janë shtuar edhe dy klube të reja. FVK-ja njoftoi...

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

Lajmet e Fundit