4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Beteja e Jeshkovës së Vërrinit

 

Prof.dr. Sabahajdin Cena

Nga “Kronikë nëpër stuhi”

Në ditën e sotme, 11 mars të vitit 1998,  komandant Agim Hysni Ramadani, i lindur në fshatin Zhegër të Gjilanit më 3 maj të  vitit 1963, e i përjetësuar më 11 prill të  vitit 1999, depërton në Kosovë.

Qëndron në fshatin Gjocaj të Junikut me qëllim të hulumtimit të situatës për depërtimin e  brigadës me të cilën komandonte. Po  në këtë ditë, në Kosovë, ridepërtojnë edhe Fehmi e Xhevë Lladrovci, Bekim Berisha-Abeja, Ismet Jashari-Kumanova, Abedin Rexha-Sandokani, Haxhi Shala- -Topi, Xhelal Hajda-Toni, Fatmir Limaj- -Çeliku dhe Agim Bajrami-Bardhi.

Po në këtë ditë, 11 mars, por të vitit  1999 fillon “Beteja e Jeshkovës” në  arealen luftarake të Vërrinit. Këto luftime i zhvillojnë luftëarët e Brigadës  125 të Prizrenit dhe gjatë rezistencës dhe përpjekjeve për t’u rivendosur në
fshatin Jeshkovë, përjetësohen luftëtarët: Alajdin Xhezairi, i lindur më 20 korrik të vitit 1974 në Prizren, Bashkim Smajl Suka, i lindur më 2 shkurt të vitit 1979 në Prizren, Besnik Sadri Kastrati, i lindur më 20 qershor të vitit 1969 në Prizren, Hajdar Abaz Shala, i lindur më 15 tetor të vitit 1969 në fshatin Kushnin të Vërrinit, HYsen Nait
Rexhepi, i lindur më 18 shkurt të vitit  1973 në fshatin Celinë të Rahovecit,Feriz Abdurrahman Susuri, i lindur më
18 maj të vitit 1977 në fshatin Zhur të Prizrenit, Hamit Shaip Thaçi, i lindur më 7 dhjetor të vitit 1970 në fshatin Landavicë të Prizrenit, Skënder Mehmet Latifi, i lindur më 23 prill të vitit  1970 në fshatin Piranë të Prizrenit,
Tahir Haki Gashi, i lindur më 3 shkurt të vitit 1977 në fshatin Landavicë të  Prizrenit, dhe Ymridin Ismail Qenga,
i lindur më 17 gusht të vitit 1970 në Prizren.

Po në këtë ditë zbrazen fshatrat: Mikushë, Arbnesh, dhe Galicë, ndërsa popullata lëviz në drejtimin:
Klinë, Xërxë e drejt Kukësit. Ka edhe luftime në fshatin Mikushë, përjetësohet luftëtari Bahri Ferat Kuqi, i
lindur më 5 maj të vitit 1971, në fshatin Dalak të Vushtrrisë.

LAVDI TË GJITHË DËSHMORËVE!

Më Shumë

Vdes një infermierie në Malishevë

Ka ndërruar jetë, Sadije Thaçi, e cila për vitë të tëra shërbeu si infermiere në QKMF-Malishevë. E ndjera, para disa kohe kishte dal në pension. Sadije...

Interi, kampion i Italisë — ylli i dytë vjen me fitoren në derbi

Interi është zyrtarisht kampioni i Italisë në futboll për sezonin 2023-2024. Zikaltërit, ashtu siç edhe e kishin paralajmëruar dhe ëndërruar më herët arritën të sigurojnë...

Lajmet e Fundit