3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Brovina: Edhe sekretaria do t’i bindet urdhrave të mia

Brovina-RugovaNëse në vazhdimin e seancës konstituive do të përsëritet situata e njëjtë si në seancën e 17 korrikut, Sekretaria e Kuvendit do të veprojë siç ka vepruar më herët.

Këtë e ka pohuar sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili thotë se vazhdimisht e ka respektuar rendin e ditës.

Deputetja më e vjetër e legjislaturës së pestë, Flora Brovina ka deklaruar se në seancën konstituive të 17 korrikut, nga Sekretaria nuk janë respektuar vendimet e saj si kryesuese. Ajo beson që në seancën e ardhshme Sekretaria nuk duhet t’i përsëris sjelljet e tilla.

“Edhe sekretaria do të jetë e bindur urdhrave të mia, e jo si herën e kaluar të më anashkalojë dhe mos të më dëgjojë kur jap pauzë të bëhet pauzë, por të qëndrojë aty”, ka thënë Brovina në një deklaratë për Radio Kosovën.

Ndaj Sekretarisë së Kuvendit, kritika ka edhe nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami.

“Sekretaria ka pasur një rol shumë destruktiv, duke implementuar një rend dite për të cilin edhe vetë ka qenë e bindur se është antikushtetues dhe antiligjor. Edhe vetë ka qenë e bindur, sepse kjo sekretari ka pasur përvojë me seancat tjera konstituive të Kuvendit dhe ditë që ky është një skenar për herë të parë që po aplikohet në Kosovë dhe është dashur të rezistojë ndaj urdhrave politikë dhe të jetë në mbrojtje të ligjit dhe Kushtetutës”, tha Bajrami.

Sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi në një përgjigje me shkrim ka mohuar të mos e ketë respektuar kryesuesen e seancës dhe ligjshmërinë, ndërsa ka shtuar se njëjtë do të veprojë edhe në vazhdimin e seancës konstituive, nëse përsëritet situata e njëjtë.

“Administrata ofron mbështetje profesionale, administrative dhe teknike për nevojat e Kuvendit, Kryesisë, të komisioneve, të grupeve parlamentare dhe të deputetëve të Kuvendit. Pra, Administrata e ka zbatuar skenarin e miratuar nga Kryesia e Kuvendit. Në seancën e ardhshme do të veprohet konform Rregullorës së punës dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Krasniqi.

Arsim Bajrami ka thënë se Sekretaria edhe në mbledhjen e Kryesisë nuk do duhej t’i pranonte në rendin e ditës, pikat që nuk lejohen me Rregulloren e Kuvendit. Por, sekretari Krasniqi thotë se rendin e ditës e përcakton Kryesia e Kuvendit, e jo administrata, ndërsa i njëjti konsiderohet i miratuar nga seanca e Kuvendit.

Më Shumë

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Lajmet e Fundit