6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Diskutimi rreth buxhetit komunal shtyn seancën gjyqësore ndaj Nexhat Çoçajt

Nexhat cocaj DKATë enjten në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte planifikuar që të mbahej seanca gjyqësore ndaj drejtorit të Arsimit në Prizren, Nexhat Çoçaj dhe dy zyrtarëve tjerë të arsimit, të cilët po akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Bashkë me ta po akuzohet edhe një biznesmen nga Prishtina, për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve në ekonomi.

Gjykimi i planifikuar për të enjten nuk u mbajt për shkak se i akuzuari Çoçaj, një ditë më parë kishte deponuar një parashtresë në gjykatë, me të cilën kishte kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore.

Në parashtresën e siguruar nga KALLXO.com, Çoçaj thotë se pikërisht në ditën e seancës gjyqësore, është caktuar edhe seanca e Kuvendit Komunal në Prizren në të cilën, siç shkruan drejtori i arsimit, është caktuar edhe pika e rendit të ditës Propozim Buxheti për Vitin 2015- 2017.

“I akuzuari si drejtor i Drejtoratit për Arsim dhe Kulturë të Komunës së Prizrenit, ka për obligim që pjesën e buxhetit për Drejtorinë e Arsimit ta arsyetoj në seancën e Kuvendit. Pra është i obliguar që të marrë pjesë gjatë shqyrtimit të kësaj pike të rendit të ditës”. thuhet në parashtresën e dorëzuar në gjykatë, një ditë më parë nga avokati Rexhep Hasani.

Më tutje në parashtresë thuhet, se për këtë datë edhe vetë avokati Rexhepi, është i angazhuar në një seancë gjyqësore në Gjykatën e Apelit.

Duke marrë parasysh arsyet e lartcekura, gjykata aprovoi kërkesën e mbrojtjes dhe vendosi që seanca gjyqësore të shtyhet për muajin tetor 2014.

Në aktakuzën e siguruar nga KALLXO.com, të pandehurit Nexhat Çoçaj, Nezir Osmani dhe Gëzim Gërgi, akuzohen se nga data 28 shtator 2009, e deri më datë 03 nëntor 2009 në Prizren, në cilësinë e personave zyrtar, i shfrytëzojnë detyrat zyrtare duke i tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të fitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkelin me dijeni ligjin e prokurimit dhe kushtet e parapara me kontratën e lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon” për furnizimin e shkollave të Komunës së Prizrenit me aparate fotokopjuese.

I pandehuri Nezir Osmani, zyrtar për financa në Drejtorinë e Arsimit, sipas aktakuzës “pa autorizim pranon furnizimet me aparate fotokopjuese, nuk e njofton fare zyrtarin e autorizuar, nuk i përfill proceduarat e pranimit, menjëherë i shpërndan këto aparate nëpër shkolla pa bërë verifikimin paraprak të tyre”.

Poashtu, sipas aktakuzës Gëzim Gërgi menaxher i IT-së në DKA, së bashku me Nezir Osmanin, nënshkruan procesverbalin pa bërë verifikimin e mallit të pranuar, ashtu si parashihet në kontratë, duke pranuar aparate fotokopjuese me format letre A4 dhe A5, e jo të formatit A3, A4 dhe A5.

Aktakuza thotë se Nexhat Çoçaj në cilësi të koordinatorit të Drejtorisë së Arsimit, duke ditur për parregullësitë e procedurës lidhur me këtë furnizim, më 3 nëntor 2009 e nënshkruan raportin e pranimit, edhe pse raportin e pranimit është dashur ta nënshkruaj drejtori i projektit Florim Metaj, me ç’rast nga zyra e thesarit paguhen 18 mijë euro në xhirollogarinë e NTSH “Rikon”.

Me këtë sipas aktakuzës së prokurorisë, buxhetit të Komunës së Prizrenit, i shkaktohet dëm prej 3 mijë e 600 euro.

Poashtu në këtë aktakuzë, është i përfshirë edhe biznesmeni nga Prishtina Sami Makolli, për të cilin thuhet se ka shkelur rëndë ligjin- dispozitat e kontratës së lidhur mes komunës së Prizrenit dhe NTSH “Rikon”, firmë të cilën ai e udhëheq.

Për këto veprime Makolli, akuzohet për vepër penale të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike.

Seanca e radhës do të mbahet në fund të muajit tetor 2014./Kallxo.com/

Më Shumë

34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes...

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Lajmet e Fundit