11 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026

Limaj: Zgjedhjet nuk janë zgjidhje

Fatmir Limaj 230Kryetari i NISMA-s ka theksuar se pavarësisht gjendjes politike në të cilën po gjendet, Kosova nuk po shkon drejtë një krize parlamentare.
Megjithëse kryetari i NISMA për Kosovë, Fatmir Limaj nuk ishte pjesë e seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës pasi që ishte prezent në seancën gjyqësore për rastin ‘Kleçka’, ai komentoi për rrjedhën e seancës në Kuvend.

E sipas tij, ajo që ka ndodhur sot në seancë ishte e pritur nga të gjithë dhe se sot edhe një herë është bërë e ditur shumica parlamentare.

Sipas tij, duhet të gjendet sa më shpejtë një zgjidhje dhe vendit t’i kthehen institucionet. Por ai ka thënë se nuk është zgjidhje mbajtja e zgjedhjeve tjera parlamentare.

“Tash pasi që PDK-ja e ka shfrytëzuar mundësinë dhe të drejtën e vet që i ka dhënë gjykata për të propozuar kandidatin e saj, u pa se nuk i kanë votat dhe duhet t’i jepet mundësia deputetët të gjejnë zgjidhje dhe kështu ta kenë një kandidat të pranueshëm ku do të votohet nga shumica e deputetëve të Parlamentit të Kosovës, pavarësisht kush do të jetë ai”, ka thënë ai.

Pavarësisht gjendjes politike në të cilën po gjendet Kosova tani, Limaj nuk mendon se vendi po shkon drejtë një krize parlamentare.

“Problemi i krizës parlamentare është kur asnjëra palë nuk ka mundësi dhe hapësirë për të formuar qeverinë, mungojnë shumica parlamentare. Në Kosovë nuk është kjo, nuk është ky rast”, ka vlerësuar Limaj.

Limaj këto komente i bëri pas ndërprerjes së seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, e cila nuk vazhdoj për shkak të ankesave nga ana mbrojtëse e të akuzuarve.

Sipas këtyre të fundit, kolegji gjyqësor ka marrë rolin e prokurorit dhe nga ai kërkuan që të tërhiqet.

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Një 51-vjeçar gjendet i vdekur në fshatin Bellanicë të Malishevës

Një person i moshës 51-vjeçare është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Bellanicë të Malishevës. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja...

Lajmet e Fundit